Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Prangoset Vlonjati xheloz, masakroi me thikë vajzën me të cilën bashkëjetonte
English

Prangoset Vlonjati xheloz, masakroi me thikë vajzën me të cilën bashkëjetonte

Vlorë, 20 mars 2011, NOA- Gjatë mbrëmjes së djeshme Policia e Vlorës ka vënë në pranga një 37 vjeçar i cili kishte masakruar me thikë vajzën me të cilën bashkëjetonte.

Gjatë mesnatës pas një pune të vazhdueshme nga ana e uniformave blu të Vlorës u bë i mundur arrestimi në flagrancë i Gentian Hysos, banues në lagjen “Partizani” në këtë qytet.

Ai akuzohet se po këtë ditë ka torturuar dhe maskaruar me thikë për motive xhelozie vajzën me të cilën bashkëjetonte me iniciale M. S. E moshës 36 vjeçe, kjo e fundit banuese në lagjen “Pavarësia”.

Nëpërmjet veprimeve të tij torturuese, ai i ka shkaktuar vajzës plagë të rënda, çka ka bërë që e dhunuara të përfundoj në spitalin e Vlorës në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ndërkaq Hyso po ndiqet penalisht për veprën e konsumuar ndaj 36 vjeçares, atë të “Plagosjes me dashje”.

a.y/NOA

KOMENTE