Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sulmi në Libi dhe rikthimi i Napoleonit
English

Sulmi në Libi dhe rikthimi i Napoleonit

Francë,20 mars, NOA- Takimi i Parisit përfundoi. Avionët gjuajtës francez fluturojnë për në Bengasi. Në 17:45 predhat e para goditën trupat e Gedafit. Napoleoni i vogël (Sarkozi) deklaroi sulmin. Franca mori komandën formale kundër Gedafit. Për Sarkozinë kjo është një provë force e rëndësishme, do të tregojë se është një lider dhe do të jap një opsion për zgjidhjen. Kërkon të marrë të drejtën, por edhe të afirmohet. Pas një viti duhet të shkojë para zgjedhjeve. Sot Nikolas është Europa, sot ai është NATO. Shpresojmë që kjo është diçka e mirë...

Anglezët e lanë t’u shpëtonte ideja e parë e nisjes së sulmit. Nuk do të vonojnë që të rimarrin veten, shpresojmë të mos e bëjnë nëse rasti do e sjellë. Është mosha e re e Kamerunit, i cili ende nuk është aq dinak, ajo që vepron sot në vendimet e Londrës.

Amerika merr pjesë, por në distancë. Obama ka frikë se do t’a ngatërrojnë me Bushin.

Italia bëri atë që duhej të bënte. Vuri në dispozicion bazat, në respekt të detyrimit antik të NATO-s. Por, Italia nuk i ndez motorët e “Tornadove” të saj të vjetër, sepse është shumë afër armikut.

Bashkimi Europian nuk u pa gjëkundi, dhe nuk duhej, nuk mundej që të shihej. Mbrojtja nuk është një prioritet i BE-së. Pas sulmit, Van Rompuy, (Presidenti i BE) hipi menjëherë në fronin e fituesit dhe lëshoi rrufe kundër Libisë. Para ditës së sotme nuk mund ta bënte këtë gjë. Tani, në fakt, nuk e dëgjon askush.

Përfaqësuesja e Lartë të BE-së për Politikën e Jashtme nuk ka asnjë reagim për këtë që po ndodh. Më mirë kështu, sepse merret me kornizat që janë më pak të rëndësishme. Domethënë me bashkëpunimin humanitar dhe me riorganizimin e ndihmave kur armët të heshtin.

NATO nuk ndërhyri. Ambasadorët e 28 vendeve anëtare janë duke studiuar planet e ndërhyrjes prej ditësh. Nuk donin që të fusnin duart në Libi, sepse Afganistani është mëse i mjaftueshëm.

Turqia dhe Gjermania frenuan. Mbase do të zbresin në fushë në një moment të dytë. Ky duket si imazh i paqartë i një Lufte të Ftohtë. Gjermania është në tërheqje. Merkel ka “hequr këmbën zvarrë” në të gjitha aktivitetet ndërkombëtare; ka pranuar modelin e ri të drejtimit ekonomik të BE-së, ka qëndruar në vijën e dytë të fronit për çështjen nukleare dhe në fund ka zgjedhur të mos ndërhyjë.

Të drejta apo të gabuara qofshin këto, kancelaria bënë atë që mundet të marrë konsensus në vendin e saj dhe të mos humbas zgjedhjet lokale.

a.k/NOA

KOMENTE