English

Berisha në Bruksel: Sillni sa më shumë vëzhgues për 8 majin

Kryeministri Berisha merr pjesë në samitin e PPE, në Bruksel

Bruksel, 24 mars 2011 NOA - Kryeministri Sali Berisha mori pjesë sot, në punimet e Samitit të kryetarëve të shteteve dhe qeverive të Bashkimit Evropian, pjesëtarë të grupit të Partive Popullore Evropiane (EPP), që u zhvillua në Kështjellën Bouchout, në Meise, Bruksel.

Në këtë Samit, Berisha i njohu të pranishmit me zhvillimet dhe situatën në Shqipëri, si dhe kërkoi mbështetjen qeverive të vendeve pjesëmarrëse për dërgimin e një numri sa më të lartë vëzhguesish për zgjedhjet lokale të 8 majit, në mënyrë që këto zgjedhje të jenë të vëzhguara dhe sa më transparente.

Kryeministri garantoi kryetarët e shteteve në këtë samit, për përkushtimin e qeverisë shqiptare për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Në këtë kontekst, Kryeministri u shpreh për mediat se po bëhen përpjekje serioze për të patur edhe një delegacion të Parlamentit Evropian në këto zgjedhje, ndonëse nuk është ky institucion që vëzhgon zgjedhjet lokale.

Gjithashtu, kryeministri drejtoi një falënderim me mirënjohje për të gjithë Presidencën e EPP-se, qe mbështeten vendosmërisht Shqipërinë dhe vazhdojnë ta mbështesin atë.

e.t/NOA

KOMENTE