Lajmet e datës 24 Mars 2011
- Shtëpia e Bardhë, Obama e gjen derën të mbyllur (VIDEO) Uashington, 24 Mars, NOA– Një “incident" i vogël ka ndodhur për presidentin amerikan Barak Obama. Pas kthimit në Uashington pas pesë ditësh në Amerikën e Jugut, Obama është regjistruar nga kamerat e CBS duke u përpjekur më kot për të hapur derën që të çon në Zyrën Ovale, pasi ajo ishte e mbyllur
- Plagoset biznesmeni Dritan Avllaj, i njohur si Tan Lepuri Tiranë, 24 mars 2011 NOA Update – Plagoset me armë zjarri Dritan Avllaj, i njohur si Tan Lepuri, biznesmen që njihet si një ndër emrat pranë kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama.
- HTC Pyramid, imazhe te reja konfirmojnë ekranin qHD SHBA, 24 Mars NOA - Një imazh i ri i HTC Pyramid me sa duket ka konfirmuar prezencën e një ekrani me prekje në rezolucionin qHD (540x960), me një numër pixelash më superior në krahisim me atë të formatit ËVGA (480x800 punti) të përdorur në aparate celular të një shtrese të mesme.
- Urgjent - Edi Rama shpall kandidaturën për bashkinë e Tiranës Tiranë, 24 Mars 2011 NOA – Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama, deklaroi para pak çastesh se ka vendosur të jetë ai, kandidati i opozitës për të drejtuar bashkinë e kryeqytetit.
- SHBA i transferon NATO-s drejtimin e sulmeve në Libi E enjte, 24 mars 2011, NOA- Mediat ndërkombëtare flasin për një kalim të komandës nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës drejt NATO-s, e cila pritet të drejtojë sulmet mbi Libi.
- Topi: Në zgjedhje të shkohet me koshiencë kombëtare, dialogu i mirë për vendin E enjte, 24 mars 2011, NOA- Intervistë e Presidentit Bamir Topi dhënë për emisionin “Zona B” të gazetarit Baton Haxhiu në TV Klan Kosova.
- Koncerti i Manu Chao do të mbahet në stadiumin “Qemal Stafa” Tiranë, 24 mars 2011 NOA/ Ilda Lumani – Koncerti i Manu Chao do të mbahet në stadiumin “Qemal Stafa” dhe jo sikundër kishte njoftuar stafi i tij menaxherial në faqen zyrtare, në pallatin e Sportit të kryeqytetit.
- Topi: Presidenti të zgjidhet direkt nga populli Presidenti i Republikës, Bamir Topi, thotë se ende nuk di të shprehet nëse do të jetë sërish kandidat për një mandat të dytë pesëvjeçar si kryetar i shtetit kurse njëkohësisht deklaron se është pro zgjedhjes së Presidentit, drejtpërdrejt nga populli.
- Takimi Papandreu- Gruevski pa rezultate për kontestin e emrit Bruksel, 24 mars 2011, NOA-Kryeministri grek Jorgos Papandreu dhe ai i Maqedonisë, Nikolla Gruevski zhvilloi sot pasdite takimin e tyre të nëntë me radhë në Bruksel, mirëpo duke mos i dhënë asnjë shtytje procesit të zgjidhjes së kompromisit të emrit.
- Krasniqi: Falenderime miqve dhe NATO-s që çliruan e siguruan Kosovën Prishtinë, 24 mars 2011, NOA- Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, me rastin e 24 marsit falenderoi miqtë e Kosovës dhe trupat e NATO-s .
- Rama inauguron “Shtëpizën e ngjyrave”, shërbim emergjence për fëmijët në rrezik Tiranë, 24 mars 2011, NOA - Bashkia e Tiranës me mbështetjen e UNICEF, përuroi ditën e sotme “Shtëpizën e ngjyrave”, e cila do të shërbejë si një qendër për fëmijët në rrezik.
- Tentoi të vrasë bashkëfshatarin, ndalohet në flagrancë agresori Shkodër, 24 mars 2011, NOA- Pasditen e sotme ka rënë në prangat e policisë Llesh Shtjefni i cili ka tentuar të vrasë një bashkëfshatarin e tij.
- Shamku: Njësitë bashkiake prodhojnë fantazma, që vjedhin vota Tiranë, 24 mars 2011, NOA- Deputetja e Partisë Socialiste Ledi Shamku, sërish ditën e sotme ka denoncuar shkeljet në listat zgjedhore. Njësia Bashkiake numër 10 ka qenë qendra e radhës e denoncuar, ku Shamku deklaroi se “Godina mbrapa meje është universitet privat.
- USAID e Mjaft, mbledhin të rinjtë dhe ish-Presidentin Moisiu për marrëdhëniet me Serbinë Tiranë, 24 mars 2011, NOA- Lëvizja “Mjaft” së bashku me USAID, dhe në prani të ish-Presidentit të Republikës Alfred Moisiu ditën e nesërme do të organizojnë një takim me studentë Shqiptarë dhe Serb të Kosovës.
- Ja vendet publike me praninë më të lartë të baktereve SHBA, 24 Mars NOA - Fluturojnë në ajër për tu vendosur kudo. Bakteret praktikisht ndodhen kudo. Dhe në përfundojmë, në mënyrë pak a shumë të vetëdijshme për të qenë pre e tyre: i mbledhim me duar, duke prekur objekte të ndryshme, apo duke prekur thjesht duart e një tjetri dhe më pas i marrim si në
- Manchester City mendon për Ibrën Angli, 24 Mars NOA - Pas skualifikimit që ka marrë prej tre javësh mbi Ibrën kanë ardhur dhe shumë zëra të merkatos. Siç ka përcjellur “Daily Star” mbi sulmuesin suedez është rikthyer një interes i fortë i Manchester City, që duhet thënë se ka ndërmend të largojë Balotellin, kjo sipas vullnetit të
- Emigrantët në Greqi, si t’i marrin atje pasaportat biometrike Filluan Aplikime ne Athine (date 24.03.2011) dhe Selanik (date 28.03.2011) Tiranë, 24 mars 2011 NOA / Ervin Tirana - Ministria e Brendshme konfirmoi se më datë 24 mars 2011, pranë Ambasadës së Shqipërisë, zyrës konsullore, në Athinë, Greqi, filloi procesi i aplikimit të qytetarëve
- Xhixho: Tavani elektoral, shpikja e fundit e Ramës Tiranë, 24 mars 2011, NOA- Kryetarja e LRI-së, Erisa Xhixho, së bashku me përfaqësues të rinisë të Lëvizjes Socialiste për Integrim kanë vizituar gjimnazin “Petro Nini Luarasi”, ku gjatë ditës së sotme në njërën prej klasave ku zhvillohej mësim u rrëzua një pjesë e tavanit.
- Edhe United hidhet në sulm për De Rossin Angli, 24 Mars NOA - Jo vetëm Real Madrid. Tashmë në gjurmët e De Rossit është hedhur në sulm dhe skuadra anglez e Manchester United. Mesfushori i Romës pëlqehet së tepërmi nga Feguson që, sipas Daily Telegraph, është i gatshëm të çojë në drejtim të Romës një ofertë prej 18 milionë sterlinash (rreth
- Basha çlirohet nga detyrimet lë mandatin e deputetit dhe postin e ministrit Tiranë, 24 mars 2011, NOA- Ministri i Brendshëm Lulëzim Basha ka paraqitur dorëheqjen e tij te Kryeministri Berisha, pas shpalljes si kandidat zyrtar i mazhorancës për bashkinë e kryeqytetit në zgjedhjet e 8 majit.
- Pacolli e Ivanov në Forumin e biznesit Kosovë-Maqedoni Shkup, 24 mars 2011, NOA – Në vizitën e dytë jashtë Kosovës si president, Presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli është prej dy ditësh në Maqedoni, i ftuar për vizitë zyrtare nga Presidenti Gjorgji Ivanov.
- Skandali i naftës virgin, debate mes Braçes e Bodes Tiranë, 24 mars 2011, NOA – Skandali i naftës virgin u bë molla e debatit gjatë diskutimit të lirë të pasdites në kuvend, ku deputeti socialist Erion Braçe debatoi me ministrin e Financave Ridvan Bode.
- Kryeministri: Opozita po ankohet për vetveten Bruksel, 24 mars 2011 NOA – “Opozita po ankohet drejt vetes së vet, ndaj unë nuk mund t’i nxjerr atij kurrë dyshimin”. Kontstatimin e bëri sot nga Brukseli, kryeministri Sali Berisha.
- Berisha: S’mund t’ia heq dyshimin Ramës, garantoj proces të lirë zgjedhor Bruksel, 24 mars 2011, NOA – Kryeministri Sali Berisha deklaroi sot në Bruksel se qeveria shqiptare angazhohet tërësisht për garantimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme në 8 maj.
- Berisha në Bruksel: Sillni sa më shumë vëzhgues për 8 majin Kryeministri Berisha merr pjesë në samitin e PPE, në Bruksel Bruksel, 24 mars 2011 NOA - Kryeministri Sali Berisha mori pjesë sot, në punimet e Samitit të kryetarëve të shteteve dhe qeverive të Bashkimit Evropian, pjesëtarë të grupit të Partive Popullore
- Thaçi: 12 vjet pas bombardimeve, Kosova sovrane aspiron integrimin në NATO e BE Prishtinë, 24 mars 2011, NOA – Kur sot mbushen plot 12 vjet nga nisja e bombardimeve të NATO-s kundër Serbisë kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi deklaroi se Kosova është e gatshme dhe është pjesë e aleancës veri-atlantike.
- KQZ miraton fondet për fushatën elektorale, “pjesa e luanit” mes PD e PS Tiranë, 24 mars 2011, NOA – Dy partitë më të mëdha në vend, Partia Demokratike dhe Partia Socialiste do të përfitojnë e ndajnë rishtas mes tyre “pjesën e luanit” në fondin për financimin e fushatës elektorale për zgjedhjet e 8 majit.
- Vodafone, ndër 10 markat më të vlerësuara në botë nga BrandFinance Global Tiranë, 24 mars 2011, NOA - Kompania britanike e telefonisë së lëvizshme Vodafone është renditur ndër 10 markat më të vlerësuara mes 500 markave të ndryshme në mbarë botën.
- OST, nesër stakime të energjisë në zonat e Gjirokastrës e Sarandës Tiranë, 24 mars 2011, NOA – Gjirokastra dhe Saranda do të ketë nesër ndërprerje të pjesshme disaorëshe të furnizimit me energji elektrike. Njoftimin e jep Operatori i Sistemit të Transmetimit, i cili bën me dije se të premten në 25 mars do të ketë stakime të pjesshme të furnizimit me energji elektrike
- PS: Përpara reaktorëve atomikë, qeveria të menaxhojë plehrat në bregdet Tiranë, 24 mars 2011, NOA – Deputeti i Partisë Socialiste Fatmir Toçi tha sot se qeveria nuk po jep asnjë kontribut për mirëmbajtjen e mjedisit në vend, një arsye kjo që frenon edhe turizmin.
- Tuberkulozi, ulen shifrat e të prekurve në vitin 2010 Tiranë, 24 mars 2011, NOA – Viti 2010 shënoi një numër më të ulët të të prekurve nga tuberkulozi. Këtë e bëri publike në Ditën Botërore kundër Tuberkulozit zëvendësministri i Shëndetësisë Bardh Spahia.
- Dhunë seksuale, kapet në Itali i riu nga Elbasani Piemonte, 24 mars 2011 NOA – Një i ri nga Elbasani është arrestuar nga policia italiane për akuzat e përdhunimit të mbetur në tentativë dhe shfrytëzimit të prostitucionit.
- Parashikimi i motit për 25 mars 2011 Tiranë, 24 mars 2011 NOA - Qarkullimi i masave ajrore nga veriu i Afrikes do te kushtezoje mot te kthjellet dhe te ngohte ne te gjithe territorin shqiptar.
- Policia: Masat për mbarëvajtjen e ndeshjes Shqipëri-Bjellorusi Tiranë, 24 mars 2011, NOA – Policia e kryeqytetit ka marrë një sërë masash për mbarëvajtjen e ndeshjes Shqipëri-Bjellorusi, e vlefshme për eliminatoret e Kampionatit Europian të Futbollit.
- Grushtohen te stacioni i trenit, procedohen nga policia Tiranë, 24 mars 2011, NOA – Pasi nuk u morën vesh me fjalë u zunë me grushta me njëri-tjetrin, por u zbuluan nga policët e komisariatit nr. 3 e po procedohen në gjendje të lirë.
- Sa u kushtoi fushata partive politike? Prishtinë, 24 mars, NOA - Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), në kuadër të projektit CRINIS, ka monitoruar kostot e subjekteve politike gjatë fushatës parazgjedhore për zgjedhjet e përgjithshme të datës 12 dhjetor 2010.
- Identifikohet autori i vjedhjes së një banese pas tre vitesh Tiranë, 24 mars, NOA - Policia e Tiranës ka arritur të identifikojë pas tre vitesh autorin e vjedhjes së një banese në kryeqytet. Pas hetimeve policia ka arritur në përfundimin se Spartak Xhevahir Qoku, 21 vjeç, në 13 janar të vitit 2008 ka grabitur një shtëpi në rrugën “Mihal Grameno”.
- Fillon procesi i pasaportave biometrike në Greqi, ja dokumentet që duhen Athinë, 24 mars, NOA- Ka nisur sot, pranë Ambasadës së Shqipërisë dhe zyrës konsullore në Athinë procesi i aplikimit të qytetarëve shqiptarë për pasaporta biometrike.
- Frika nga Fukushima, SHBA kontrollon 104 reaktorët SHBA, 24 mars, NOA - Komisioni bërthamor i qeverisë së Shteteve të Bashkuara urdhëroi kontrollin e të gjitha centraleve bërthamore në vend pas krizës bërthamore në Japoni.
- Manjani: PS i mungojnë votat, jo listat Tiranë, 24 mars, NOA – Përfaqësuesi i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ylli Manjani deklaroi sot se kërkesat e PS-së për listat e zgjedhësve dhe incidentet e shënuara gjatë ditëve të fundit janë projekti i opozitës për të prishur zgjedhjet.
- Banda e “Kasapëve”, emrat e 9 shqiptarëve të arrestuar sot në Itali Bari, (Italia), 24 mars, NOA – Update, Operacioni i sotëm i policisë italiane në qytetin e Barit ka vënë në pranga 9 qytetarë shqiptarë për trafik droge.
- Kapet 1 tonë drogë, arrestohet banda italo-shqiptare me emrin “Kasapët” Bari (Itali), 24 mars, NOA – Një superaksion i policisë italiane ka ven në pranga 19 persona për trafik droge. Korrespodenti i Agjencisë NOA në Itali raporton se është sekuestruar rreth 1 ton drogë, e cila trafikohej nga një bandë italo- shqiptare.
- Ahmetaj: 600 milionë euro dëm nga evazioni fiskal Tiranë, 24 mars, NOA – Deputeti i Partisë Socialiste, Arben Ahmetaj tha sot se vetëm gjatë dy viteve të fundit shuma e evazionit fiskal ka arritur në rreth 600 milionë euro.
- "Për ç’ka u munduam atëherë dhe tash?" "Kur amerikanët dëgjojnë kosovarët duke përgojuar Qeverinë sepse ajo nuk është mbështetur nga shumica e deputetëve shqiptarë të Kuvendit të Kosovës, ne jemi më se të fyer.
- Jemen, forcat qeveritare përleshen me ushtrinë Jemen, 24 mars, NOA - Forcat besnike të presidentit jemenas, Ali Abdullah Saleh, janë përleshur me trupat ushtarake që mbështesin grupet opozitare dhe protestuesit.
- Përvjetori i shpresës – 12 vjet nga bombardimet e NATO-s në Kosovë Prishtinë, 24 mars, NOA - Bombardimet e para mbi caqet serbe në ish-Jugosllavi, nga aviacioni i NATO-s, më 24 mars të vitit 1999, shënuan fillimin e përfundimit të agonisë së shqiptarëve të Kosovës nën regjimin e Serbisë.
- Zgjedhjet e parakohshme, më 29 maj apo 5 qershor?! Shkup, 24 mars, NOA - Zgjedhjet e parakohshme parlamentare planifikohen të mbahen më 29 maj apo 5 qershor, bën të ditur agjencia e lajmeve INA duke u thirrur në burime qeveritare.
- Situata e refugjatëve në Lampeduza - "Ne kemi këtu një lloj Guantanamoje" Lampeduza, 24 mars, NOA - Situata e refugjatëve në ishullin italian Lampeduza, përkeqësohet përditë. Mbrëmë mbërritën sërish në ishullin e vogël mesdhetar pesë anije me 291 refugjatë.
- PDIU: Çamët, të inkurajohen për të vizituar vendlindjen e tyre Tiranë, 24 mars, NOA – Qeveria shqiptare duhet të kërkojë sqarime nga pala greke për ndalimin e hyrjes së dy çamëve në Greqi, ndërsa duhet që të inkurajohen çamët që të vizitojnë vendlindjen e tyre.
- Dyshohej për vjedhje, policia kap të dënuarin me burgim Vlorë, 24 mars, NOA – Forcat e policisë së Vlorës kanë mundësuar kapjen e një personi, ndaj të cilit gjykata kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.
- Projekti 11022 shpallet fitues për ndërtimin e Parlamentit të Ri Tiranë, 24 mars, NOA – Projekti vjenez me kodin 11022, sapo është shpallur fitues i konkursit kombëtar për ndërtimin e Parlamentit të ri të Shqipërisë.
- Të diel ndërrohet ora, akrepat ikin 1 orë para Tiranë, 24 mars, NOA – Edhe pak ditë na ndajnë nga ndërrimi i ri i orës, i cili ndodh për çdo fund të muajit mars. Kështu, gjatë natës së të shtunës në 26 mars, duke u gdhirë e diela e 27 marsit, do të ecim përpara me 60 minuta, pra do të kapërcejmë një orë para.
- Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, sot përballen Maqedonia dhe Greqia Hagë, 24 mars, NOA – Greqia dhe Maqedonia do të përballen sot në Hagë, para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Kjo pasi, Maqedonia ka dorëzuar pak ditë më parë pranë saj një padi kundër Greqisë, duke e akuzuar se ajo e pengoi anëtarësimin e saj në NATO, me veton e saj, vetëm duke u nisur
- Fukushima nxjerr ende tym dhe avull, Japonia në ankth radioaktiviteti Fukushima, 24 mars, NOA – Centrali bërthamor japonez i Fukushimës, vazhdon ende të nxjerrë tym dhe avull, duke përbërë kështu një rrezik serioz për të gjithë japonezët, të cilët i tremben prej ditësh një shpërthimi të tij.
- Doris Pack: Prishtina ka keqkuptuar dialogun teknik me Beogradin Strasburg, 24 mars, NOA - "Dialogu teknik nuk nënkupton zgjidhjen e çështjeve politike e kushtetuese", thotë Doris Pack, deputete e Parlamentit Evropian, në një intervistë dhënë Radios Evropa e Lirë.
- Shpallet sot fituesi për ndërtimin e Kuvendit Tiranë, 24 mars, NOA – Do të mësohet sot se cili nga 12 projektet që janë vënë në garë për ndërtimin e kompleksit të ri parlamentar, ka për të qenë fituesi i saj.
- Pasqyra e Shtypit, 24 Mars 2011 Tiranë, 24 mars, NOA - Gazetat shqiptare vazhdojnë të flasin sërish mbi skandalin e drogës kolumbiane të kapur në Gjirokastër, duke dhënë detaje nga dëshmia e porositësit.
- Berisha sot në Bruksel, në Samitin e PPE-ve Bruksel, 24 mars, NOA - Kryeministri Berisha u ndodhet sot në Bruksel ku do të marrë pjesë në Samitin e Partive Popullore Evropiane, i cili mësohet se mbahet në kështjellën Bouchout të Meises.
- Dedë Gjon Luli - Një jetë e shkrirë në luftë kombëtare Nga Gani Qarri* Ishin periudha të vështira dhe vendimtare ato, kur popullit tonë nën robërinë afro 500 vjeçare, për lëvizjet e reja që kishin zënë fill në Ballkan dhe Evropë i duheshin më shumë se kurrë më parë, patriot të vërtetë, të gatshëm për flijime të mëdha në luftërat
- Katrori i pamundshëm Nga Albin Kurti* Megjithatë, mund të jetë e vërtetë që bisedimet e filluara me Serbinë janë dialog teknik. Pra, nuk janë dialog politik por veçse teknik.
- Puthja mes Patos dhe Barbaras Milano, 24 Mars NOA - E përjavshmja italiane “Oggi” ka publikuar puthjen e parë mes Barbara Berlusconi dhe Alexandre Rodrigues da Silva, që njihet si Pato.
- Keira josh me Coco Chanel Angli, 24 Mars NOA - Për tu bërë e dëshirueshme mjaftojnë vetëm dy pika parfum sapo të ngriheni nga shtrati. Paraqitja e Keira Knightley në fakt është e paarritshme ashtu siç tregohet mjaft mirë në spotin e ri publicitar për Chanel, ku aktorja angleze është veshur në rolin e Mademoiselle Coco
- Fundi i botës do të vijë në 2016 Gjermani, 24 Mars NOA - Në çfarë ore është fundi i botës? 2012 po afron dhe gjithmonë e më shumë ulet probabiliteti se raca njerëzore dhe toka do të shkojë drejt zhdukjes pikërisht në këtë periudhë dhe kjo sipas interpretimit të profetësisë Maja.
- Dy shqiptarë, çdo ditë 4 mijë euro fitim duke transportuar heroinë Lamia, 24 mars 2011 NOA – Çdo ditë e re që lindte, ishte një katër mijë eurosh që futej në xhep me t’u ngrysur. Dhe kjo “rutinë” aspak monotone, përsëritej përditë, prej disa kohësh.
- Airbike, biçikleta që stampohet nga një PC SHBA, 24 Mars NOA - Kjo biçikletë është objekti i parë në mbarë botën që është krijuar duke u stampuar nga një kompjuter që përdor një teknologji tepër të përparuar.
- Flokët kthehen në vepër arti në Milano Milano, 24 Mars NOA - Një pritje e madhe në Milano për mostrën ndërkombëtare, e cila do ti dedikohet bukurisë dhe ka mbërritur këtë vit me edicionin e saj të dytë.
- Katrori i pamundshëm Njerëzit në Kosovë e duan trekëndëshin e dytë dhe e dinë që katrori është i pamundshëm. Kryenegociatores Tahiri nuk do t’i mjaftojë as kreativiteti i Malevichit me katrorin e tij të bardhë në sipërfaqe të bardhë
- Çfarë fshihet pas emrit të operacionit ushtarak "Odyssey Dawn"? Libi, 24 Mars, NOA- Çfarë fshihet pas emrit "Odissyey Dawn", operacionit ushtarak amerikan kundër regjimit të Muamar Gadafi? Specifikimi është i njëjtë me
- Rikthehet George Michael me “True Faith” SHBA, 24 Mars NOA - George Michael, aktualisht në studio për të regjistruar albumin e tij të ri që pritet të dalë në vazhdim, ka kryer një regjistrim special për të gjithë fansat.

