English

PDIU: Çamët, të inkurajohen për të vizituar vendlindjen e tyre

Tiranë, 24 mars, NOA – Qeveria shqiptare duhet të kërkojë sqarime nga pala greke për ndalimin e hyrjes së dy çamëve në Greqi, ndërsa duhet që të inkurajohen çamët që të vizitojnë vendlindjen e tyre.

Ky është thelbi i letrës që Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, i ka dërguar ministrisë së Jashtme, asaj së Brendshme dhe ambasadave të vendeve të Bashkimit Evropian.

Fjala është për çështjen e kthimit në kufi të çiftit Bajrami nga policia greke, ndërsa në dokumentet e tyre shkruhej në greqisht "Vendlindja Çamëri”.

Lidhur me të, PDIU kërkoi sot zyrtarisht reagimin e autoriteteve shtetërore mbi ndalimin e tyre, vetëm pse vendlindja e tyre ishte Çamëria.

“Qeveria shqiptare e ka detyrim Kushtetues dhe ligjor që të ndërhyjë në rastet kur shkelen të drejtat e qytetarëve të tyre.

PDIU kërkon nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe nga Ministria e Punëve të Brendshme të marrë sqarime nga pala greke në lidhje me këtë incident, në mënyrë që ngjarje të tilla të mos ripërsëriten”, tha përfaqësuesi i PDIU, Tane.

n.e/NOA

KOMENTE