English

Skandali i naftës virgin, debate mes Braçes e Bodes

Tiranë, 24 mars 2011, NOA – Skandali i naftës virgin u bë molla e debatit gjatë diskutimit të lirë të pasdites në kuvend, ku deputeti socialist Erion Braçe debatoi me ministrin e Financave Ridvan Bode. Deputeti socialist akuzoi qeverinë se ka vjedhur në mënyrë masive me tregtimin e naftës virgin, duke bërë që qytetarët të humbin edhe pas vendimeve të qeverisë për amnisti fiskale.

Braçe deklaroi se “qytetari humb dy herë ndërkohë që qeveria fal, siç po fal sot kryeministri para apo kapitale, të krijuara me paratë që ka paguar çdo shqiptar”.

Sipas Braçes shqiptarët po paguajnë sot një pjesë të matrapazëve në treg, kryesisht ata të lidhur me politikën, të cilët kanë edhe lehtësinë që të përfitojnë e pasurohen, e madje edhe t’u falen borxhe.

Ndërkohë ministri i Financave është kundërpërgjigjur duke thënë se “nga viti 2008 nuk është nuk është hedhur dot në tregun shqiptar asnjë gram naftë Virgin, për shkak se ka qenë e bllokuar”.

Bode bëri me dije se në gjithë periudhën e qeverisjes së majtë nafta Virgin është shitur dhe tregtuar në mënyrë të pakufizuar dhe është emetuar në tregun e brendshëm. Në këtë kontekst, ministri Bode nënvizoi se qeveria Berisha mori masa për të rregullar tregun e karburanteve, duke përjashtuar tregtimin e D2, e duke vendosur akcizë.

mit/NOA

KOMENTE