Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Të diel ndërrohet ora, akrepat ikin 1 orë para
English

Të diel ndërrohet ora, akrepat ikin 1 orë para

Tiranë, 24 mars, NOA – Edhe pak ditë na ndajnë nga ndërrimi i ri i orës, i cili ndodh për çdo fund të muajit mars.

Kështu, gjatë natës së të shtunës në 26 mars, duke u gdhirë e diela e 27 marsit, do të ecim përpara me 60 minuta, pra do të kapërcejmë një orë para.

I bie që një orë “e vjedhur” ndaj gjumit, do të shkëmbehet me një orë më shumë dritë.

Ekspertët e shëndetësisë thonë se për ta përballuar një ndërrim të tillë duhet që të flemë më herët në darkë dhe gjithashtu e dobishme është që të mos e përdorim shumë ushqim dhe alkool.

Ka shumë studime që tregojnë se përfitimet që vijnë nga shijimi i një ore dritë më shumë janë të mëdha, për anën psikologjike tonën, duke ndikuar pozitivisht në ngritjen e humorit dhe largimin pak nga pak të trishtimit që na mbulon në dimër.

I pari që ka teorizuar ndryshimin e orës ka qenë Benjamin Franklin, në shekullin XVIII.

n.e/NOA

KOMENTE