Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Atentati, jashtë rrezikut për jetën Dritan Avllaj, i njohur si Tan Lepuri
English

Atentati, jashtë rrezikut për jetën Dritan Avllaj, i njohur si Tan Lepuri

Tiranë, 25 Mars 2011 NOA/ Ervin Tirana – Në mjekim e sipër por jashtë rrezikut për jetën për jetën gjendet momentalisht në Spitalin Ushtarak të Tiranës, 39 vjeçari Dritan Avllaj, i njohur si Tan Lepuri.

Burime spitalore i thanë agjencisë NOA se Dritan Avllaj ka marrë plagë plumbi arme zjarri në njërin krah, si pasojë e qitjes me armë zjarri të bërë nga një distancë rreth një deri 1.5 metër.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në orën 22.00 në rrugën “Mihal Grameno” pranë tregut elektrik mbi shkollën e Baletit në Tiranë.

Dy persona hipur mbi në motor, i janë afruar Benzit luksoz të Dritan Avllajt, në momentin kur shoferi po e dërgonte në shtëpi, pranë tregut elektrik.

Me skafandra në kokë, dy autorët janë ndalur te makina e cila në ato momente ishte me shpejtësi minimale dhe njëri prej tyre ka nxjerrë një pistoletë, me të cilën ka qëlluar në krah, Dritan Avllajn.

Pasi është realizuar qitja, personi që drejtonte motorin, i ka dhënë gaz duke u larguar në drejtim të paditur,

Në vendin e ngjarjes, në pak minuta kanë mbërritur forca të shumta policore dhe drejtues lokalë të drejtorisë së Tiranës por edhe nga Ministria e Brendshme.

Policia mori dëshmi në vendngjarje për dy persona me motor të cilët dyshohet të kenë qëlluar Dritan Avllajn, ndërsa gjendej në makinën e tij.

Burimet zyrtare nga policia e Tiranës i thanë agjencisë NOA se dyshimet më të forta janë mbi një atentat pasi i plagosuri ka qenë duke përshkuar rrugën për në shtëpi, tek tregu elektrik kur u qëllua me armë zjarri.

Dritan Avllaj, i njohur si Tan Lepuri, është një biznesmen që njihet si ndër personat pranë kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama.

Avllaj u bë i njohur për publikun shqiptar pasi fundvitin e kaluar dhe në fillim të këtij viti, mazhoranca akuzoi kreun e opozitës se ndante me “Tan Lepurin”, para të ardhura nën afera lejesh ndërtimi të dhëna në mënyrë abuzive.

Avllaj u thirr madje dhe në Prokurorinë e Përgjithshme ku tha shpjegime lidhur me pretendimet e mazhorancës, kurse kreu i PS Edi Rama përjashtoi të ishin pjesë abuzimi duke thënë se Avllaj ishte një mik i tij i mirë.

e.t/NOA

Lexoni më shumë mbi Dritan Avllaj

KOMENTE