Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Elisabeth Taylor, varroset pranë shokut të saj, Michael Jackson
English

Elisabeth Taylor, varroset pranë shokut të saj, Michael Jackson

Los Anxhelos, 25 mars, NOA - Janë realizuar mënyrë të fshehtë dhe pa bujë, ceremonitë funebre të përcjelljes për në banesën e fundit të divës së Hollivudit, Elisabeth Taylor.

Kështu, siç u bë me dije nga mediat, ikona e kinematografisë botërore, u varros në një varrezë në periferi të Los Anxhelosit, në të njëjtin vend pushimi me një tjetër yll të madh ndërkombëtar, si Michael Jackson, i cili ishte edhe shoku i saj për një kohë të gjatë.

Televizionet amerikane tregoi procesionin e gjatë të limuzinave të zeza, në radhë për të hyrë në varrezat e famshme në Forest Park Laun Memorial në Glendale.

Këto janë imazhet e vetme të varrimit të Elisabeth Taylor, një ceremoni kjo sipas porosisë së saj, që duhej të kryhej në intimitet të plotë dhe larg nga kamerat.

n.e/NOA

KOMENTE