English

Francë, evakuohet muzeu i Grand Palais

Paris, 25 Mars NOA - Në Paris, muzeu i Grand Palais, në Champs-Elysees, është evakuuar dhe kjo pas një larmi për zjarr. Në vendngjarje ndërhynë menjëherë zjarrfikësit që nxorën nga ndërtesa rreth 300 persona. Dëmtimet që erdhën si pasojë e zjarrit të rënë, me sa po kuptohet, pothuajse nuk kanë qenë fare të pranishme.

Sipas dëshmitarëve, në momentin e evakuimit, në muze ishte ende një “erë e fortë tymi” dhe një skulpturë e drunjtë vazhdonte të digjej.

r.b/NOA

KOMENTE