Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Haxhinasto- MC Nally: Shqiptarët mbështetje në sfidat dhe sigurinë globale
English

Haxhinasto- MC Nally: Shqiptarët mbështetje në sfidat dhe sigurinë globale

Tiranë, 25 mars 2011, NOA- Në vijim të takimeve të tij Ministri i Shtetit për Drejtësinë në Mbretërinë e Bashkuar, Lordi MC Nally, takoi edhe zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto.

Gjatë bisedës, ministri MC Nally vlerësoi partneritetin me Mbretërinë e Bashkuar si vende anëtare të NATO-s si dhe mbështetjen që qeveria dhe populli shqiptar ka dhënë vazhdimisht në sfidat për sigurinë globale në Afganistan dhe aktualisht në Libi.

Ndërkaq ai vlerësoi më tej edhe potencialet e Shqipërisë për zhvillimin ekonomik dhe siguroi për mbështetjen e vazhdueshme të qeverisë britanike.

Haxhinasto nga ana e tij i shprehu Lordit britanik vlerësimin për mbështetjen e qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar në ngritjen dhe konsolidimin e institucioneve demokratike në Shqipëri, veçanërisht në fushën e drejtësisë dhe të sigurisë.

Më tej Haxhinasto, parashtroi edhe njëherë kërkesën për liberalizimin e regjimit të vizave të Shqipërisë me Mbretërinë së Bashkuar, për të cilën ministri MC Nally shprehu mbështetjen dhe vëmendjen maksimale.

a.y/NOA

KOMENTE