Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Imami-Çeku: Shqipëria zë i fuqishëm për Kosovën dhe integrimin e saj në NATO
English

Imami-Çeku: Shqipëria zë i fuqishëm për Kosovën dhe integrimin e saj në NATO

Tiranë, 25 mars 2011, NOA- Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Arben Imami, priti sot në takim Ministrin e Forcave të Sigurisë së Kosovës, Agim Çeku.

Dy ministrat gjatë takimit diskutuan lidhur me mbështetjen që Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura Shqiptare i kanë dhënë dhe po i japin në vazhdimësi Forcave të Sigurisë së Kosovës, me qëllim integrimin e tyre në strukturat euroatlantike.

Më tej ata shkëmbyen mendime në lidhje me ecurinë e vazhdueshme dhe kontributin që Shqipëria po i jep Kosovës si një shtet i lirë, sovran dhe i pavarur.

“Vullneti dhe gatishmëria e të dyja palëve për këtë bashkëpunim ka qenë në nivel mjaft të lartë dhe së bashku me ministrin Çeku arritëm në konkluzionin se këto përpjekje do të jenë përpjekje akoma më profesionale, akoma më mirë të planizuara, dhe për këtë menduam që të ngremë një grup pune së bashku për të identifikuar qoftë nevojat, qoftë edhe kapacitetet që ne ofrojmë”, u shpreh Imami.

Më tej ministri i Mbrojtjes hodhi idenë e shkëmbimit të eksperiencave nëpërmjet trajnimeve dypalëshe në dikasteret përkatëse.

“Mendojmë që gjatë vitit disa oficer, ushtarakë qoftë edhe specialist të Ministrisë të vijnë këtu tek ne, ashtu sikurse ne të dërgojmë përfaqësuesit tanë atje. Meqenëse të dyja ministritë tona janë në procesin e rishikimit të strategjisë së mbrojtjes, një nga çështjet më të rëndësishme që ne së bashku diskutuam është çështja e integrimeve të Kosovës në veçanti, edhe të atyre integrimeve që lidhen me Ministritë që ne mbulojmë”, u shpreh ministri Imami.

Ai shprehu gjithashtu mbështetjen për afrimin e Kosovës në organizmat rajonale të sigurisë, fillimisht me statusin e vëzhguesit, e më pas me të drejta të plota në këto organizma.

Më tej Imami ofroi gjithashtu mundësinë e përfshirjes së personelit të FSK në stërvitjet e ndryshme që zhvillojnë strukturat e FA-së, si dhe dhënien e eksperiencës në fushën e trajnimit dhe të stërvitjes së strukturave elitare të FA, si Batalioni Komando, Batalioni Special, etj.

Nga ana e tij ministri Çeku falenderoi Ministrin Imami për mbështetjen e dhënë në trajnimin e një numri të konsiderueshëm ushtarakësh të FSK në Institucionet Arsimore Ushtarake.

“Tema e bisedimeve ishte që tani Shqipëria të ndihmojë të asistojë Kosovën që në procese integruese, qoftë në NATO qoftë në iniciativat dhe projektet rajonale të mbrojtjes dhe të sigurisë. Shqipëria tani është anëtare e plotfuqishme e NATO-s, është anëtare e të gjitha iniciativave rajonale të mbrojtjes së Sigurisë dhe ne fillimisht duhet të përfitojmë nga përvoja e tyre në këto procese, në këto integrime”, u shpreh Çeku.

Më tej ai vlerësoi faktin që ministri Imami siguroi që Shqipëria do të jetë një zë i fuqishëm për përfshirjen e Kosovës edhe në partneritet për paqe për t’u integruar në NATO, që edhe Kosova të kontribuojë në ndërtimin e paqes, sigurisë dhe bashkëpunimit në rajon.

Më tej ai shtoi se, “Ne u zotuam që do të punojmë që në të ardhmen e afërt, përfaqësuesit e dy forcave tona të marrin pjesë së bashku në operacionet paqeruajtëse në ndihmë të ruajtjes së paqes kudo në botë”.

a.y/NOA

KOMENTE