Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kina bën para’ dhe i investon në SHBA
English

Kina bën para’ dhe i investon në SHBA

Pekin, 25 mars, NOA - Kina është shteti me rezervat më të mëdha në valuta, valuta të cilat duhen investuar. Sipas një ankete të bërë me 18 milionë kinezë, Shtetet e Bashkuara zënë vendin e parë për investime në pasuri të patundshme.

Lily Lin është një agjente imobiliare në Nju York City.

Sot ajo iu tregon klientëve të saj një atelie në afërsi të Times Square. Kjo pjesë e Nju Jorkut është mjaft e preferuar për firmat e modës. Shumë zyra, një atelie e madhe dhe mjaft dollapë përfshihen brenda imobilies 280 metra katrorë.

Lily Lin ka lindur në Kinë, ashtu si klientja e saj. “Eva Su, nga firma "Bespoke Fashion", jemi të specializuar në modën e femrave".

Eva Su ka një firmë mode që prej dhjetë vitesh në Nju Jork. Malli i saj prodhohet në Kinë. Su dëshiron të zgjerojë kapacitetet dhe ka nevojë për zyra të reja e studio në Manhatan. Ashtu si ajo, ka edhe mjaft kinezë të tjerë që janë të interesuar për tregun e imobilieve në Shtetet e Bashkuara.

"Ata investojnë në fonde imobiliesh, blejnë shtëpi nga njerëz të falimentuar, apo u japin para’ pronarëve të imobilieve të cilët kanë qenë në gjendje të mirë para krizës. Kinezët përfitojnë nga çmimet e ulëta aktualisht", thotë Lin.

Për kinezët, SHBA janë në vendin e parë në klasifikimin e vendeve të preferuara për blerjen e imobilieve. Në Shangai apo Pekin shtëpitë po bëhen gjithnjë e më të shtrenjta. Në SHBA çmimet janë ende të ulëta.

"Kinezët preferojnë qytetet e mëdha: Los Anxhelos, San Francisko, Nju Jork, edhe për faktin që aty ndodhen komunitete të mëdha me kinezë. Ata investojnë në pallate banimi, apo në imobilie tregtare," shpjegon Lin.

Ata që blejnë janë më së shumti firma industriale, firma të shitjes me pakicë, apo hoteleria, thotë Lily Lin. Por kërkesa për të blerë në Amerikë është rritur edhe tek njerëzit që blejnë privatisht. Pasuria në Kinë po rritet vazhdimisht: "Më parë kam qenë një agjente imobiliare e njohur në Shangai. Kam njohur shumë njerëz të pasur, vërtet shumë të pasur. Është e pabesueshme sa shumë që është rritur pasuria. Para 20 vjetësh nuk kishte njeri me makinë, tani kanë të gjithë një makinë, blejnë veshje firmato. Por qeveria kineze i kufizon mundësitë e investimeve. Prandaj ata i hedhin sytë përtej detit".

Më parë blinin investitorë rusë apo arabë. Ndërsa sot 1/10 e investitorëve në tregun imobiliar amerikan vjen nga Kina. Në Nju Jork madje ata vijnë shpesh të organizuar me autobuzë për të parë objekte të ndryshme. Dhe e dinë saktësisht se çfarë duan.

"Kur bëjmë fjalë për Nju Jorkun, për Manhatanin dhe kinezët duan të blejnë këtu një apartament, atëherë objekti duhet të jetë në Fifth Avenue. Diçka që edhe njerëzit në Kinë e njohin. York Avenue nuk e njeh kush. Adresa ku ke blerë diçka është shumë e rëndësishme".

Lily Lin është e bindur se ka vendosur piketën e duhur në tregun e duhur, atë të imobilieve.

Fakti që ajo vetë është kineze, i ofron avantazhe të mëdha.

"Në Kinë kjo ka të bëjë me kulturën e vendit. Në radhë të parë vjen marrëdhënia e mirëbesimit, pastaj biznesi. Besimin të duhet ta fitosh ngadalë. Po qe se kinezët të besojnë, atëherë të vijnë pas".

Pra kush do të bëjë biznese me kinezët, duhet të kuptojë kulturën e tyre, sepse kush nuk e njeh atë, e ka shumë të vështirë.

Deutsche Welle

KOMENTE