Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Lotaria Amerikane, si ta kuptoni a keni fituar
English

Lotaria Amerikane, si ta kuptoni a keni fituar

Konsullja e ambasadës së SHBA-ve në Tiranë, Lyra Carr, tregon për qytetarët mënyrat sesi duhet të mbrohen nga mashtrimet me lotarinë amerikane

Para pak kohësh, Konsullata lëshoi një njoftim që paralajmëronte mashtrime me E-mail me lotarinë amerikane. Pse ky paralajmërim? Ne nxorëm këtë njoftim sepse u vumë në dijeni se kishte një rritje të numrit të e-maileve dhe letrave me mashtrime dërguar aplikantëve të programit të Vizave të Diversitetit.

Njerëzit pas këtyre E-maileve dhe letrave hiqen si zyrtarë të qeverisë së Shteteve të bashkuara në përpjekje për të zhvatur para dhe ne jemi shumë të shqetësuar për këtë.

Në vitet e kaluara aplikantët e përzgjedhur nga program i Vizave të Diversitetit njoftoheshin me letër nga Qendra Konsullore e Kentakit në SHBA ku u jepeshin udhëzime për hapat e procesit.

Në asnjë rast, Qendra Konsullore e Kentakit nuk do t’ju kërkojë të dërgoni para atyre, Ambasadës amerikane në Tiranë apo ndonje ambasade amerikane në një vend tjetër. Në qoftë se dikush merr një E-maile që njofton se ka fituar lotarinë, mos dërgoni para me postë apo shërbime të tjera, përfshirë Uestern Union.

Në rast se merrni një E-maile që besoni se është një njoftim i rremë për lotarinë, ju lutem dërgojeni këtë E-maile në adresën tonë TiranaUSConsulate@state.gov.

Vitin e kaluar ju njoftuat disa ndryshime ne procesin e aplikimit për Lotarinë, qe kryesisht kishin të bënim me mënyrën si do njoftohen aplikantët. Si duhet të kontrollojnë statusin e tyre ata persona që aplikuan në 2010-n? Procesi ka ndryshuar në mënyrë të ndjeshme në lidhje me njoftimin. Siç e përmenda, më parë, Qendra Konsullore në Kentaki dërgonte letra tek fituesit e lotarisë.

Këtë vit, në rast se jeni regjistruar për programin e lotarisë në periudhën tetor-nëntor të vitit të kaluar, e vetmja mënyrë për të mësuar nëse jeni zgjedhur apo jo është duke përdorur Opsionin Entry Status Check [Entri Steitus Çek] -- Kontroll i Statusit – në faqen zyrtare të lotarisë në internet. Kjo faqe është http://dvlottery.state.gov.

Mund ta kontrolloni statusin vetëm pas 1 majit 2011, duke shkuar te opsioni Entry Status Check. Do të duhet të përdorni kodin që është shfaqur në faqen e konfirmimit në momentin e aplikimit. Kjo është e vetmja mënyrë për të mësuar nëse jeni përzgjedhur ose jo.

Vetëm pasi të merrni konfirmimin nëpërmjet opsionit Entry Status Check se jeni përzgjedhur dhe vetëm pasi t’ i përgjigjeni udhëzimeve të dhëna nga kjo faqe interneti, do të vazhdohet me përpunimin e rastit tuaj dhe vetëm atëherë mund te filloni të merrni E-maile nga Qendra Konsullore e Kentakit në lidhje me procedimin e mëtejshëm të rastit tuaj.

Dhe së fundmi, çfarë është lotaria amerikane dhe kur/si ata që janë të interesuar mund të fillojnë të aplikojnë?

Program i Vizave të Diversitetit çdo vit përzgjedh rreth 50 mijë aplikantë që vijnë nga vende me përqindje të ulët emigrimi në Shtetet e Bashkuara dhe të cilët përmbushin kërkesa të thjeshta, por strikte.

Ky program përfshin gjithë botën dhe i lejon individëve nga gjashtë zona gjeografike që të marrin pjesë.

Një kompjuter në Shtetet e Bashkuara zgjedh në mënyrë të rastësishme 50 mijë individë.

Për programin e ardhshëm të Vizave te Shumëllojshmërisë nuk kemi ende informacion mbi rregullat dhe procedurat, por, duke iu afruar periudhës së regjistrimit në vjeshtë, do të sigurohemi që këto rregulla dhe procedura të publikohen dhe individët e interesuar kanë informacionin e nevojshëm që ju nevojitet për t’u regjistruar. /abc news/

KOMENTE