English

Në Shqipëri duhej të ishim, “Tirana parlament më modern se Vjena”

Tiranë, 25 mars 2011, NOA - Tirana do të ketë në të ardhmen një parlament shumë më modern dhe më të përshtatshëm sesa Vjena. Meqë ra fjala, parlamenti i ri dhe modern do të ndërtohet si do që të jetë. Në Shqipëri siç duket politika është më e guximshme. Arkitekti quhet Wolfgang Prix....

Nga Christian Ortner

Në politikën austriake ka aktualisht probleme më të mëdha se sa rinovimi i Parlamentit, i cili është përllogaritur 300 milion Euro në buxhetin e shtetit. Duke e llogaritur ne monedhën e mëparshme do te ishin rreth 4 miliard Shilinga, dhe sipas formës Skylink do te arrijnë ne fund ne Shumën 600 milion; por ju lutem, nuk është një shume e madhe. Por ky projekt nuk po i jepet shume vëmendje nga shuma e madhe qe do te harxhohet për ta ndërtuar, por sepse ky projekt është edhe pasqyrë e qëndrimit të qeverisë austriake.

Për të gjithë përgjegjësit ishte që ne fillim shume e qarte, qe rinovimi I parlamentit austriak ishte shume i domosdoshëm, sepse deputeteve i kishte hyre shiu nga te çarat e çatise.

Por në momentin, që projekti është bërë publik, mediat e kthejnë këtë problem nga një problem i domosdoshëm, i cili duhet te zgjidhet, ne një problem, i cili mund te përbënte një rrezik politik për përgjegjësit. Ne vend qe t’i shpjegojmë votuesve, qe parlamentarizmi duhet te behet ne një ndërtese e cila nuk fut ujë, ne merremi me gjera te tjera populiste dhe sipërfaqësore: A na duhet një rinovim? Kjo mund te na sillte edhe disa vota nga disa idiote.

Si duhet të argumentojnë politikanët, të cilët nuk disponojnë mjaftueshëm veti drejtuese, pa folur shume pa logjike, se si duhet te investohet patjetër ne ketë ndërtesë te parlamentit dhe shpenzimet do ti mbuloje buxheti i shtetit, sistemi i pensioneve apo nga buxheti për edukimin arsimor?

Që ky parlament duhet të rinovohet, kjo duhet të jetë vetëm një statistikë tashmë, se sa t’i faturohet guximit të qeverisë për ta rinovuar atë. Por kjo nuk është e mjaftueshme që t’i referohemi propozimit të yllit të arkitekturës zotit Wolfgang Prix.

Ai ka projektuar në këtë moment ndërtesën e institucionit të bankës qendrore Evropiane në Frankfurt me vlerë 500 milion Euro dhe ai propozon që të ndërtohet një parlament i ri, në vend që të rinovohet parlamenti i vjetër. Dhe pikërisht në Helden Platz (Sheshi i Heronjve). Një ide me të vërtetë e shkëlqyer. Ndërtesa e re nuk do të ishte shumë më e shtrenjtë se sa rinovimi i ndërtesës se vjetër, dhe do të ishte shansi më i mire për të ndërtuar një ndërtesë parlamenti transparente, të hapur, e cila do të simbolizonte zemrën e demokracisë. Dhe asnjë vend nuk do të ishte më i përshtatshëm sesa Sheshi i Heronjve (HELDEN PLATZ) për ta bërë një gjë të tillë.

Por vetëm ideja që një ndërtesë e re në opinionin publik do të çonte në diskutime të ashpra dhe kontraversive, bën që përgjegjësit t’i ngrihen flokët sa një mal. Ideja për të sharruar disa pemë dhe pastaj t’i duhet që të justifikojnë një gjë te tille, i bën ato të ndihen shumë keq. Edhe kjo është pasqyrë e politikes aktuale, e cila po dominon në qeverisjen e shtetit. Tirana do të ketë në të ardhmen një parlament shumë më modern dhe më të pershtatshëm sesa Vjena.

Një sistem, i cili duhet të rinovohet, të zëvendësohet me një sistem plotësisht të ri, i kalon mundësitë e mendimit të personelit përgjegjës në çdo pikëpamje, dhe për këtë vazhdojmë ta lyejmë këtë ndërtesë të parlamentit të vjetër deri sa të jetë e mundur.

Meqë ra fjala, parlamenti i ri dhe modern do të ndërtohet si do që të jetë. Në Shqipëri siç duket politika është më e guximshme.

Arkitekti quhet Wolfgang Prix.

* Artikulli i plotë i Christian Ortner, i botuar të shtunën, në 12.03.2011 në faqen 2 të gazetës vjeneze “Wiener Zeitung”

KOMENTE