English

Policia hap zjarr mbi një 14 vjeçar të pambrojtur (VIDEO)

San Paulo, Brazil 25 mars 2011 NOA – Pamje tronditëse vijnë nga Brazili. Televizioni brazilian ka transmetuar një video-shok:

Në pamjet filmike tregohet sesi policia ka shtënë me armë zjarri mbi një të mitur duke e qëlluar pesë herë në gjoks dhe bark.

Çdo gjë, me sa duket, pa arsye. 14 vjeçari, për fat të mirë, ka mbijetuar dhe policët janë identifikuar dhe arrestuar. Ngjarja ka ndodhur në një periferi të Manaus, në shtetin e Amazonës në gusht të vitit të kaluar, por video amatore u publikua tani.

Në video ju shihni një polic që i afrohet një djali të ri për kontroll. Forcat e sigurisë fillojnë sulmin duke e shtyrë dhe kërcënuar.

Njëri prej tyre më pas fillon të qëllojë drejt tij. Djali ka mundur të largohet dhe është transportuar në spital. Për fat ai ka mbijetuar.

Ndërkohë një hetim është hapur për të hedhur dritë mbi këtë incident.

Familja e djalit dhe filmuesi nuk kanë dashur të përhapin foto dhe të raportonin incidentin në fillim, sepse kishin frikën e një hakmarrje nga ana e policisë. Është konfirmuar se viktima nuk kishte asnjë precedent penal.

a.e./NOA

KOMENTE