Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Teknologjia 3G mbërrin në qytetin e Shkodrës
English

Teknologjia 3G mbërrin në qytetin e Shkodrës

Shkodër, 25 mars 2011 NOA - Teknologjia 3G mbërrin në qytetin e Shkodrës duke zgjeruar kështu hartën e mbulimit me 3G me shpejtësinë e premtuar.

Burime nga Vodafone konfirmuan të premten se tashmë klientët Vodafone në Shkodër kanë mundësinë të përjetojnë shpejtësi të lartë interneti në telefonat e tyre celularë apo të përdorin modemat USB të internetit me brez të gjerë (Vodafone Mobile Broadband) në laptop apo kompjuter.

Që prej Janarit 2011, kur Vodafone prezantoi për herë të parë këtë teknologji në Shqipëri, është vënë re një rritje e kërkesave dhe interesit të klientëve Vodafone për të pasur këtë shërbim.

Teknologjia 3G pritet që t’i japë një zhvillim të mëtejshëm komunikimit të konsumatorëve individualë, bizneseve si dhe vizitorëve të huaj që përdorin shërbimin roaming në Shqipëri.

Tashmë të gjithë kanë mundësinë që nga aparatet e tyre celularë apo kompjuterët personalë të aksesojnë aplikime që kërkojnë nivel të lartë të shpejtësisë së internetit. Teknologjia 3G mundëson internet të shpejtë përmes të cilit navigimi, shkarkimi dhe shikimi i përmbajtjeve media bëhet më i lehtë se kurrë.

Ndërkohë Vodafone informoi se po punon intensivisht për të zbatuar planin e shtrirjes, i cili do të vijojë shumë shpejt në të tjera qytete të Shqipërisë.

Për më shumë informacion mbi 3G mund të klikoni në spotin e Vodafone në krye të NOA.

KOMENTE