Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Topi: Gjyqtarët, duhet të jenë të paanshëm
English

Topi: Gjyqtarët, duhet të jenë të paanshëm

Tiranë, 25 mars, NOA - Presidenti i Republikës, Bamir Topi priti sot në një takim ministrin e Shtetit për Drejtësinë të Mbretërisë së Bashkuar, Lordin Tom Mekneli, në kuadrin e një vizite në vendin tonë.

Ai shprehu mirënjohjen për kontributin dhe ndihmesën e vazhdueshme të Anglisë, në drejtim të përsosjes së mëtejshme të sistemit gjyqësor në Shqipëri përmes bashkëpunimit të ngushtë dhe projekteve të ndryshme në këtë fushë dhe më konkretisht, projektit më të fundit për Gjykatën e Lartë.

Kreu i shtetit bëri gjithashtu një panoramë të hollësishme të reformës gjyqësore dhe të ushtrimit nga KLD-ja të kompetencave kushtetuese dhe ligjore me qëllim rritjen e profesionalizmit, integritetit dhe paanshmërisë së gjyqtarëve si dhe theksoi nevojën që vullnetet politike duhet të shprehen qartë dhe në vazhdimësi për përparimin dhe zbatimin e plotë e të suksesshëm të reformës në gjyqësor.

“Arritja e këtij objektivi madhor, e shoqëruar me transparencë të plotë do të rikthente besimin e qytetarëve në sistemin e drejtësisë dhe do të mundësonte edhe plotësimin e kritereve të kërkuara në funksion të përmbushjes së aspiratës së vendit tonë për anëtarësim në Bashkimin Evropian”, vuri në dukje presidenti Topi.

Nga ana e tij, ministri britanik i Shtetit për Drejtësinë, lordi Tom Mekneli vlerësoi arritjet e bëra në Shqipëri në fushën e drejtësisë, duke theksuar nevojën e kalimit nga zotimet në vepra konkrete përsa i përket reformës në gjyqësor.

Mekneli theksoi rëndësinë e bashkëpunimit mes forcave politike të të gjithë krahëve për konsolidimin e shtetit të së drejtës, institucioneve të pavarura demokratike si dhe për vazhdimin e suksesshëm të reformat jetike për vendin dhe të ardhmen e tij evropiane. n.e/NOA

KOMENTE