English

Zidane i këshillon Menez Juventusit

Torino, 25 Mars NOA - Ka qenë ndër protagonistët, për të mos thënë ai absolut, i derbit të bamirësisë me Torinon. Zidane ka marrë duartrokitje të shumta ashtu si dikur kur francezi ishte pjesë e skuadrës së bardhë e zinjve, ku tifozët kanë treguar se nuk e kanë harruar asnjëherë atë. Ai ka ndikuar aq shumë madje deri në atë pikë sa ka dhënë dhe këshilla për merkaton e ish-skuadrës së tij.

“Menez është një lojtar që po bën shumë mirë në skuadrën e Romës dhe të njëjtën gjë mund ta bëjë edhe duke luajtur për Juventusin. Është një lojtar tepër i mirë madje mund të them se është një Zidane i ardhshëm”, - deklaroi “Zizu”.

r.b/NOA

KOMENTE