English

Adoleshencë, gjithmonë e më i lartë rreziku për anemi

Itali, 29 Mars NOA - Adoleshentët ne gjak kanë një nivel të ulët të hekurit.

Kjo është ajo çka kanë vënë në pah në projektin evropian HELENA, i koordinuar në Itali nga INRAN dhe nga ministria e Politikës Agrare dhe Pyjore (Mipaaf).

Janë marrë në studim 438 meshkuj dhe 502 femra me moshë mesatare mes 12 dhe 17 vjeç, të gjithë vullnetarë nga qytete të ndryshme të Evropës. Kërkuesit e INRAN me në krye Marika Ferrari kanë nxjerrë të dhëna mjaftueshëm alarmante.

18% e adoleshentëve prezent, faktikisht, kanë nivel të ulët të hekurit në gjak. Në veçanti mes djemve italianë, 21% ë vajzave dhe 17% e djemve është vënë re ky nivel i hekurit.

r.b/NOA

KOMENTE