Lajme > Lajme Ditore > Janar - Mars 2011
 

Lajmet e datës 29 Mars 2011

  • Urgjent- Vritet në mes të Durrësit 20 vjeçari, pas ekzekutimit zhduket autori Durrës, 29 mars 2011, NOA- Një 20 vjeçar ka mbetur i vrarë pak minuta më parë në qytetin e Durrësit. Sipas të dhënave paraprake mësohet se identiteti i viktimës është Arbër Bardhi, ndërsa nuk bëhen të qarta shkaqet që kanë çuar në këtë ngjarje të rëndë.
  • Fyle nesër në Tiranë, takime dhe mesazhe krerëve të politikës Tiranë, 29 mars 2011, NOA- Një axhendë e ngjeshur gjatë ditës së nesërme parashikohet për krerët e politikës shqiptare, pas zyrtarizimit të lajmit për vizitën në Tiranë të komisionerit të Bashkimit Europian Stefan Fyle.
  • Fukushima trondit botën, amerikanët përkujtojnë shpërthimin e centralit “Three Miles” E mërkurë, 29 mars 2011, NOA- Pas 32 vitesh amerikanët përkujtojnë shpërthimin e ndodhur në centralin bërthamor “Three Miles”. Shkak për rikujtimin e këtij shpërthimi mësohet të jetë bërë centrali bërthamor në Fukushima të Japonisë.
  • Mundje, Sahit Prizreni, shqiptari i parë që shpallet nënkampion Evrope E martë, 29 mars 2011, NOA- Mundësi Sahit Prizreni është shpallur nënkampion i Evropës, duke u bërë shqiptari i parë që arrin një titull të tillë.
  • Parashikimi i motit per 30 mars 2011 E merkure, 29 mars 2011 – Dita e neserme do te jete e perfshire nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash te cilat do te dominojne te gjithe vendin.
  • Haxhinasto: Shqipëria përkrah vendimin e OKB-së për ndërhyrje në Libi Londër, 29 mars 2011, NOA- Shqipëria i bashkohet komunitetit ndërkombëtar në vendosmërinë për të zbatuar Rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së mbi Libinë.
  • Topalli-Saninno: Mungesa e vullnetit politik po pengon integrimin Tiranë, 29 mars 2011, NOA- Kryeparlamantarja Jozefina Topalli gjatë ditës së sotme zhvilloi një takim me Zëvendës Drejtorin e Përgjithshëm të Zgjerimit në BE, Stefano Sannino.
  • Kuçi-kryetarëve të komunave: Roli juaj kyç për regjistrimin e popullsisë Prishtinë, 29 mars 2011, NOA- Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi gjatë ditës së sotme ka zhvilluar një takim të përbashkët me kryetarët e komunave, në të cilin është biseduar për përgatitjet e fillimit të regjistrimit të popullsisë dhe ekonomive familjare në Kosovë.
  • Në 31 mars buxheti i Kosovës merr përgjigje në seancë Prishtinë, 29 mars 2011, NOA- Për herë të dytë, më 31 mars zbret në seancën e parlamentit, Projektligji për Buxhetin e Republikës së Kosovës, për vitin 2011.
  • Dyshime për uranium në Shqipëri dhe Kosovë, ushtaraku italian vdes nga leuçemia Kaliari, 29 mars, NOA - Vdekja e një ushtaraku në Itali ka hedhur dyshime mbi sasi uraniumi të varfëruar në Shqipëri dhe në Kosovë. Edhe pse nuk ka prova zyrtare, mediat italiane shkruajnë sot se një oficer marine ka vdekur nga leuçemia pasi është kontaminuar nga uraniumi gjatë qëndrimit të tij në
  • Ruçi: Po marrëveshjes, por plotësoni kushtet tona Tiranë, 29 mars 2011, NOA- (UPDATE) Pasi ka deklaruar se tryeza e partive politike ishte e vonuar, kreu kuvendor i socialistëve Gramoz Ruçi ka shtuar se kërkohen hapa konkret që të nënshkruhet ajo.
  • LSI zbardh emrat e kandidatëve për zgjedhjet e 8 majit dhe zonat ku garon Tiranë, 29 mars 2011, NOA- Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama bëri të ditur për mediat listën emërore të njësive vendore ku do të kandidojnë përfaqësues të LSI-së nën siglën e koalicionit “Aleanca për qytetarin”.
  • Kuliçaj: 3 persona në pranga për vrasjen e oficerit Roland Likaj Tiranë, 29 mars 2011, NOA- Zëvendës Drejtori i Policisë së Shtetit Agron Kuliçaj në një deklaratë për mediat zbardhi autorin e vrasjes së oficerit të policisë Roland Likaj.
  • Mosndëshkueshmëria duhet të minimizohet në të ardhmen... Tiranë, 29 mars 2011, NOA - ...Në shtetin e së drejtës, dhe me zbatimin më të mirë të mundshëm të shtetit të së drejtës, mosndëshkueshmëria duhet të pakësohej, dhe sigurisht që duhen trajtuar edhe burimet që do të çonin në defekte në procesin zgjedhor.
  • Regjistrimi i popullsisë së Kosovës, Kuçi takon kryekomunarët Prishtinë, 29 mars 2011, NOA – Nisja e procesit të regjistrimit të popullsisë dhe ekonomive familjare të Kosovës ishte lajtmotiv i takimit të sotëm të Zëvendëskryeministrit të Kosovës Hajredin Kuçi me kryetarët e komunave të Kosovës.
  • Mblidhet KQZ për regjistrimin e anëtarëve të PS e PBDNJ në KZAZ Tiranë, 29 mars 2011, NOA – Pas dorëzimit të listave me emrat e kandidatëve të PS-së e PBDNJ-së në limitet e fundit të afatit kushtetues Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur pak më parë mbledhjen për miratimin e propozimeve të PS-së dhe PBDNJ-së për anëtarë të KZAZ-ve në zgjedhjet vendore të 8
  • Presidenti Pacolli do japë dorëheqjen, nëse e kërkon Kushtetuesja Prishtinë, 29 mars 2011, NOA – Presidenca e Kosovës ka reaguar një ditë pasi Gjykata Kushtetuese e shpalli zgjedhjen e presidentit Behgjet Pacolli të pavlefshme, duke deklaruar se nëse do të rekomandohet nga Gjykata, presidenti do të japë dorëheqjen përfundimisht.
  • Nikolla: Luli një mini-Sali, ofron varfëri e papunësi Tiranë, 29 mars 2011, NOA - Kandidati i Partisë Demokratike për Tiranën është thjesht një miniSali që s’mund t’i ofrojë asgjë më shumë kryeqytetit se shefi i tij, që e ka katandisur në varfëri e papunësi Shqipërinë.
  • Trafikonin drogë nga Spanja e Hollanda, arrestohen 5 shqiptarë në Itali Trieste, 29 mars 2011, NOA - Mëngjesin e sotëm një operacion i policisë italiane ka vënë në pranga një bandë që trafikonte drogë. Mes 9 personave të arrestuar, 5 janë qytetarë shqiptarë.
  • Waleed Al Tabtabaei, Berishës: Kuvajti po punon për njohjen e Kosovës Tiranë, 29 nëntor 2011, NOA – Anëtarët e parlamentit kuvajtian që vizitojnë Tiranën siguruan Kryeministrin Sali Berisha se Kuvajti po punon intensivisht për njohjen sa më të shpejtë të shtetit më të ri europian, Republikës së Kosovës.
  • Haxhinasto merr pjesë në Konferencën e Londrës mbi Libinë Londër, 29 mars 2011, NOA - Zëvendës Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto ndodhet në Londër ku do të marrë pjesë në Konferencën e Londrës mbi Libinë, ku do të diskutohet për arritjen e një zgjidhjeje politike për këtë vend.
  • Misioni i OSBE/ODIHR, Stonestreet: Jemi të interesuar për rezultatin e zgjedhjeve Tiranë, 29 mars 2011, NOA – Misioni i vëzhguesve të OSBE-ODIHR-it ka zyrtarizuar sot nisjen e misionit të tij për mbarëvajtjen e zgjedhjeve lokale të 8 majit para, gjatë dhe post-procesit elektoral.
  • Çelet Panairi i grave sipërmarrëse, Ksera: Do nxisim nismat e grave Tiranë, 29 mars 2011, NOA - Fuqizimi Ekonomik i gruas-Fuqizim ekonomik i Shqipërisë, ishte lajtmotiv i Panairit dyditor të çelur sot në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar në Tiranë.
  • Miratohet bordi i monitorimit të medias Tiranë, 29 mars, NOA - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi sot anëtarët e Bordit të Monitorimit të Medias (BMM). Ky institucion i përkohshëm do të monitorojë fushatën zgjedhore në Radion dhe Televizionin publik, ndërkohë që aktiviteti i tij do të shtrihet edhe në televizionet private.
  • “Terr informativ” për bisedimet me Serbinë “Arsyet janë të shumta, por në pamje të parë kryesorja duket të jetë se Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, e ka mbajtur opinionin e këtushëm publik, përfshirë edhe Kuvendin, opozitën e madje edhe një pjesë të madhe të bashkëpunëtorëve të tij, në një lloj “terri informativ” rreth gjithë procesit
  • Mbyllet tryeza e partive, dështon marrëveshja Tiranë, 29 mars, NOA – Ka përfunduar pak minuta më parë tryeza e partive politike parlamentare për zgjedhjet e 8 majit. Në përfundim të saj palët nuk kanë lëvizur nga pozicionet e mëparshme.
  • Belgjika kalon çdo rekord, 289 ditë pa qeveri Belgjik, 29 mars, NOA - Belgjika sot ka kaluar çdo limit kohor të vendeve që kanë mbetur pa krijuar qeveri pas zgjedhjeve, për shkak të mungesës së koalicioneve.
  • Krimet e luftës "Jemi pajtuar që krimet e luftës janë akte të ndëshkueshme sipas ligjit, por sikur duam t’i mbyllim sytë kur këto ligje duhet të aplikohen në praktikë kundër komandantëve dhe pjesëtarëve të UÇK-së".
  • Aleanca Kuq e Zi kundër Bollanos Vlorë, 29 mars, NOA - Aleanca “Kuq e Zi” ka zhvilluar paraditen e sotme një protestë kundër kryetarit të bashkisë së Himarës Vasil Bollano. Anëtarët e Aleancës Kuq e Zi kanë hedhur parulla kundër kreut të bashkisë së qytetit bregdetar, duke e akuzuar atë si shkatërrim të qytetit dhe për korrupsion
  • Uollfarth: Reforma zgjedhore pas 8 majit Tiranë, 29 mars, NOA – Ambasadori i OSBE në Tiranë Eugen Uollfarth ka kërkuar nga partitë politike që të zhvillojnë zgjedhje të lira dhe të të krijohet mundësia e konkurrencës së drejtë në to.
  • Dule: Të mos përsërisim gabimet e vitit 2009 Tiranë, 29 mars, NOA – Kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule tha sot në mbledhjen e partive për zgjedhjet e 8 majit, se klasa politike duhet të krijojë kushtet për të mos përsëritur gabimet e zgjedhjeve në vitin 2009.
  • Rama: Partitë të marrin përsipër zbatimin e ligjit Tiranë, 29 mars, NOA – Në takimin e përfaqësuesve të partive politike për zgjedhjet, Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Luan Rama ka kërkuar që të gjitha forcat politike të bëjnë një marrëveshje parimore për zbatimin e ligjit.
  • Vendimi i Kushtetueses, Pacolli anulon vizitë në Gjakovë Prishtinë, 29 mars, NOA – Vendimi i djeshëm i Gjykatës Kushtetuese në Kosovë ka sjellë dhe ndryshimin e axhendës politike në këtë vend. Zyra e Shtypit e Presidentit të Kosovës, Behgjet Pacolli njofton se kreu i shtetit ka anuluar axhendën zyrtare të ditës së sotme.
  • Amnesty International: Po pakësohen dënimet me vdekje në botë Uashington, 29 mars, NOA – Organizata botërore e të drejtave të njeriut, “Amnesty International”, ka deklaruar se numri i dënimeve me vdekje ka shënuar rënie gjatë viteve të fundit.
  • Ruçi: Thirrja e tryezës së partive, e vonuar Tiranë, 29 mars, NOA Update – “Jam këtu për të shprehur qartë vullnetin e Partisë Socialiste për të marrë pjesë në garën elektorale të 8 Majit, në një garë ku konsiderohet e shenjtë vota e qytetarit, ku përmes transparencës dhe votës së fshehtë e të barabartë, të garantohet një proces i ndershëm i
  • Policia: Shpërthimi, çfarë ndodhi realisht dje te Garda Tiranë, 29 mars, NOA – Policia e Tiranës ka dhënë sot detajet e saj zyrtare lidhur me shpërthimin e djeshëm që ndodhi rreth orës 20.40’ në afërsi të Gardës së Republikës, në parkingun e lokalit “San Xhovani”.
  • Patozi: Zgjedhjet, të zbatojmë rekomandimet e OSBE/ODIHR-it Tiranë, 29 mars, NOA Update – Partitë politike duhet që të zbatojnë rekomandimet e OSBE/ODIHR-it në funksion të realizimit të zgjedhjeve me standarde.
  • Arratisje spektakolare e dy shqiptarëve në Greqi Dy shqiptarët demonstruan në burgun e Koridhalosit shenja çekuilibri mendor dhe i dërguan në psikiatrik. Që andej u arratisën me çarçafë duke prerë hekurat dhe çarë rrethimin me pasojë zhdukjen
  • Fillon tryeza e partive, e pranishme dhe OSBE Tiranë, 29 mars, NOA Update – Sapo ka nisur punimet tryeza e partive politike mbi procesin e përgatitjeve të zgjedhjeve lokale të 8 Majit. E thirrur nga Partia Demokratike, ajo ka arritur që të mbledhë përfaqësues nga 5 parti parlamentare, ndërsa i pranishëm në këtë tryezë, gjendet edhe ambasadori
  • Kosova proteston kundër arrestimeve të fundit nga EULEX-i Prishtinë, 29 mars, NOA – Kosova proteston sot në një zë kundër arrestimeve të fundit ish-ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga policia e EULEX-it.
  • KQZ diskuton sot dorëheqjen e 5 deputetëve, kandidatë për 8 Majin Tiranë, 29 mars, NOA - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve merr sot në shqyrtim vendimet për zëvendësimin e 5 deputetëve të Kuvendit, të cilët u detyruan të japin dorëheqjen nga posti, për shkak të kandidimit të tyre për kryetarë bashkish në zgjedhjet lokale të 8 Majit.
  • Obama: Ndërhyrja ushtarake në Libi, ishte e pashmangshme Uashington, 29 mars, NOA - Presidenti amerikan, Barak Obama, ka deklaruar se SHBA dhe aleatët ndërhynë për të ndaluar shtypjen brutale dhe masakrimin e civilëve nga forcat besnike të Moamar Gadafit si dhe rrezikun e një krize humanitare.
  • Vazhdon thellimi i krizës politike në Maqedoni Shkup, 29 mars, NOA - Partitë politike në Maqedoni akoma nuk kanë arritur marrëveshje lidhur me plotësimin e parakushteve për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
  • Boris Tadiçit nuk ka kush t’i përgjigjet Nga Lëvizja për Bashkim* * Në vend të letrës së hapur Kryeministrit të Republikës së Kosovës... Kur para dy javësh Grupi Ndërkombëtar i Krizave (ICG) doli me raportin e fundit për veriun e Kosovës, të quajtur Veriu i Kosovës: Sovraniteti i Dyfishtë në Praktikë, shumëkush
  • Sannino: Dialog politik që të integroheni në BE Tiranë, 29 mars, NOA – Dialogu mes forcave politike në Shqipëri, paraqitet me mjaft rëndësi për integrimin e vendit drejt strukturave të Bashkimit Evropian.
  • Zgjedhjet lokale, mblidhet sot tryeza e partive Tiranë, 29 mars, NOA – Tryeza e partive mbi procesin e përgatitjeve të zgjedhjeve lokale të 8 Majit, e thirrur nga Partia Demokratike, mësohet se do të zhvillohet ditën e sotme.
  • Kapen 5 kg marijuanë, në një çantë në autobus Gjirokastër, 29 mars, NOA – Një person është arrestuar në flagrancë nga forcat e policisë së Gjirokastrës, pasi u kap me 5 kilogramë lëndë narkotike të llojit marijuanë.
  • Pasqyra e Shtypit, 29 mars 2011 Tiranë, 29 mars, NOA – Gazetat e sotme kanë si argument kryesor përzgjedhjen e kandidatëve të Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, në kuadrin e zgjedhjeve të 8 Majit.
  • Mbi moralin e politikës Nga Bujar Plloshtani Po e nis esenë time me shprehjen e filozofit gjerman Friedrich Nietzsche “Një grua që dashuron, sakrifikon nderin e saj; një dijetar që “dashuron” sakrifikon ndoshta njerzillëkun e tij; një Zot që dashuroi, u shndërrua në hebre.
  • Skandali me thirrje kundër shqiptarëve, ushtarët grekë para gjyqit Athinë, 29 mars, NOA – Përfaqësuesit e forcave speciale të ushtrisë greke, të cilët lëshuan thirrje anti-shqiptare gjatë një parade vjet në Athinë, do të dalin para gjyqit.
  • Netbook touchscreen i ngjashëm me Nokia N97 Kinë, 29 Mars NOA - Në tregun kinez të teknologjisë ka dalë në pah një objekt me të vërtetë interesant. Ai nuk ka një emër të përcaktuar, por mund ta quajmë një netbook touchscreen duke parë paraqitjen e tij të jashtme dhe skedën teknike që zotëron.
  • Ibrahimoviç: Milani është skuadra më e fortë Milano, 29 Mars NOA - Ibrahimovic nuk do të jetë në fushën e lojës në derbin e Mialnos dhe kjo si pasojë e skualifikimit, por duhet thënë se ai i ka idetë e qarta për potencialin që zotëron ekipi i Milanit.
  • Adoleshencë, gjithmonë e më i lartë rreziku për anemi Itali, 29 Mars NOA - Adoleshentët ne gjak kanë një nivel të ulët të hekurit. Kjo është ajo çka kanë vënë në pah në projektin evropian HELENA, i koordinuar në Itali nga INRAN dhe nga ministria e Politikës Agrare dhe Pyjore (Mipaaf).
  • Biografi shkouese: Gandhi ishte racist dhe një pervers Nju Jork, 29 Mars NOA - Babai i jo dhunës, Mahatma Gandhi, ka qenë një “pervers, një politikan i paaftë, një fanatik i fiksuar dhe një racist i cili shpërndante dashurinë e tij njerëzore për të gjithë, por faktikisht i përçmonte individët”.
  • Ora e re, dieta kundër pagjumësisë Romë, 29 Mars, NOA- Ora e re mund të shoqërohet me simptomat e pagjumësisë të cilat janë të ndryshme: dhimbje dhe tension të muskujve, nervozizëm, ankth dhe dhimbje koke.
  • Lista zyrtare e kandidatëve të PS në zgjedhjet e 8 majit Tiranë, 28 mars, NOA - Partia Socialiste ka prezantuar sot emrat e kandidtavë për bashki dhe komuna në gjithë vendin. Anëtarja e Kyresisë së PS-së, Mimi Kodheli ka prezantuar para medieve emrat e vendosur nga forumi i lartë i PS-së.
  • Misteri i binjakeve të zhdukura, gjyshi sulmon prokurorin: “Për ju kushtojnë paratë” Ja letra e plotë Saint Sulpice, 28 Mars2011, NOA- Francesco Lucidi, gjyshi i binjakeve Alessia dhe Livia, të humbura prej disa javësh, ka shkruar një letër të hapur, ku ka sulmuar gjyqësorin zviceran.