English

Ibrahimoviç: Milani është skuadra më e fortë

Milano, 29 Mars NOA - Ibrahimovic nuk do të jetë në fushën e lojës në derbin e Mialnos dhe kjo si pasojë e skualifikimit, por duhet thënë se ai i ka idetë e qarta për potencialin që zotëron ekipi i Milanit.

“Milani është skuadra më e mirë italiane, por ka gabuar shumë”, - deklaron ai për La Gazzetta dello Sport.

“Në rast se nuk do të fitojmë kampionatin atëherë i gjithë faji bie mbi ne. Pas disfatës me Palermon tani gjërat janë vështirësuar disi, por sërish jam i bindur për forcën që zotëron kjo skuadër”, - deklaroi suedezi.

Në lidhje me skualfikimin Zlata ka pohuar: “Klubi më ka ndaluar të flas në lidhje me këtë episod”

r.b/NOA

KOMENTE