English

Mblidhet KQZ për regjistrimin e anëtarëve të PS e PBDNJ në KZAZ

Tiranë, 29 mars 2011, NOA – Pas dorëzimit të listave me emrat e kandidatëve të PS-së e PBDNJ-së në limitet e fundit të afatit kushtetues Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur pak më parë mbledhjen për miratimin e propozimeve të PS-së dhe PBDNJ-së për anëtarë të KZAZ-ve në zgjedhjet vendore të 8 majit.

Që në fillim të mbledhjes përfaqësuesi i Partisë Socialiste në KQZ Genci Gjonçaj risolli në vëmendje shqetësimin për listat.

Gjonçaj bëri me dije se listat me emrat e anëtarëve për KZAZ-të u dorëzuan dje.

Përfaqësuesi i PS-së i kërkoi KQZ-së të regjistrojë anëtarët e PS-së në KZAZ-të.

Në KQZ janë dorëzuar 165 propozime nga Partia Socialiste për anëtarë në KZAZ-të, ndërkohë 160 prej tyre janë me dokumente të plota.

Duke iu kundërpërgjigjur, përfaqësuesi i PD-së Njazi Kosovrasti theksoi se Partia Socialiste ka shkelur Kodin Zgjedhor.

Kosovrasti nënvizoi se nuk ka probleme me listat, duke shtuar se PS i ka ngritur gjithmonë këto pretendime.

mit/NOA

KOMENTE