Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Misioni i OSBE/ODIHR, Stonestreet: Jemi të interesuar për rezultatin e zgjedhjeve
English

Misioni i OSBE/ODIHR, Stonestreet: Jemi të interesuar për rezultatin e zgjedhjeve

Tiranë, 29 mars 2011, NOA – Misioni i vëzhguesve të OSBE-ODIHR-it ka zyrtarizuar sot nisjen e misionit të tij për mbarëvajtjen e zgjedhjeve lokale të 8 majit para, gjatë dhe post-procesit elektoral. Ishte vetë kreu i delegacionit të vëzhguesve Jonathan Stonestreet që në një konferencë për shtyp prezantoi punën e misionit të vëzhguesve që do të punojë për plot 8 javë në Shqipëri.

Shefi i misionit të vëzhguesve të ODIHR-it Jonathan Mc Naught Stonestreet deklaroi se vëzhguesit do të monitorojnë procesin zgjedhor, administratën zgjedhore dhe median.

Ai tha se vëzhguesit që do të monitorojnë zgjedhjet, por edhe procesin paraelektoral do të jenë analistë të fushave të ndryshme.

Stonestreet bëri me dije se në mision bëjnë pjesë 39 vëzhgues afatgjatë, ndërkohë që 400 vëzhgues do të jenë me mision afatshkurtër dhe do të marrin pjesë në monitorimin e zgjedhjeve të 8 majit, si në procesin e votimit dhe atë të numërimit të votave.

Stonestreet bëri me dije se OSBE/ODIHR-i kishte marrë një ftesë nga qeveria shqiptare për të vëzhguar zgjedhjet vendore.

“Ne e pranuam këtë ftesë e u vendos që të vinim me një mision të plotë dhe afatgjatë në Shqipëri”, tha kreu i delegacionit të vëzhguesve.

“Do formojmë 39 ekipe vëzhguesish”, tha Stonestreet, duke bërë me dije se 39 persona do vëzhgojnë procesin parazgjedhor.

Stonestreet bëri me dije se në axhendën e misionit të vëzhguesve afatgjatë është takimi me përfaqësues të qeverisë qendrore, përfaqësues vendore në 384 njësitë e qeverive vendore si dhe takime me liderët politik dhe përfaqësues të medias.

Ai deklaroi se vëzhguesit do të hartojnë dy raporte të parakohshme, që do të botohen në faqen zyrtare të OSBE-së para zgjedhjeve të 8 majit dhe një raport përfundimtar që do të bëhet publik pas zgjedhjeve vendore.

Stonestreet apeloi që “Partitë politike duhet të sillen në mënyrë të përgjegjshme gjatë dhe pas fushatës elektorale, duke e argumentuar këtë me faktin e vetëm në të mirë të interesave të Shqipërisë”.

“Nuk kemi interes për asnjë faktor politik, por jemi shumë të interesuar për rezultatet e zgjedhjeve, të cilat duhet të jenë të ndershme”, tha Stonestreet.

Ai nënvizoi se në qendër të vëzhgimit do të jetë çështja se si partitë do të zbatojnë rekomandimet e OSBE-së të bëra pas zgjedhjeve parlamentare të 2009-ës, sjelljet politike dhe bashkëpunimin mes partive.

Sipas Stonestreet procesi i lirë dhe i ndershëm zgjedhor varet nga gatishmëria e faktorëve politikë.

Duke mos dashur të spekulojë me misionin, shefi i delegacionit të vëzhguesve tha për mediat se misioni nis sot detyrën e tij dhe vëzhgimet sikundër tha ai do të publikohen në raportet e ODIHR-it.

mit/NOA

KOMENTE