English

Netbook touchscreen i ngjashëm me Nokia N97

Kinë, 29 Mars NOA - Në tregun kinez të teknologjisë ka dalë në pah një objekt me të vërtetë interesant. Ai nuk ka një emër të përcaktuar, por mund ta quajmë një netbook touchscreen duke parë paraqitjen e tij të jashtme dhe skedën teknike që zotëron.

I gjetur në zonën e Shanzhai, ky netbook special ngjason shumë me Nokia N97 dhe duke vëzhguar fotot që janë bërë publike mundtë themi se është shumë i ngjashëm me prodhimet e N-series.

Realisht e shumë më i madh, pasi zotëron një ekran me prekje prej 10 polësh.

Me sa bëhet e ditur dhe të dhënat e tij teknike janë tepër t mirë dhe shihet si një aparaturë tepër praktike për të gjithë të pasionuarit e Netbook.

r.b/NOA

KOMENTE