English

Policia: Shpërthimi, çfarë ndodhi realisht dje te Garda

Tiranë, 29 mars, NOA – Policia e Tiranës ka dhënë sot detajet e saj zyrtare lidhur me shpërthimin e djeshëm që ndodhi rreth orës 20.40’ në afërsi të Gardës së Republikës, në parkingun e lokalit “San Xhovani”.

“Nga ky shpërthim, është tentuar të vritet me lënde plasëse, duke shpërthyer automjetin tip “Audi Q -7”, 38-vjeçari Altin Bega, lindur Skrapar dhe banues në Tiranë”, citon deklarata përkatëse e policisë rreth kësaj ngjarje.

Duke shtuar se nga djegia dhe shpërthimi i automjetit tip Audi Q -7 me targa 197 VEY, është plagosur lehtë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën 38-vjeçari Altin Bega, i

cili gjatë momenteve të plasjes ka qenë duke hipur në automjet.

Aktualisht, nga specialistë po punohet intensivisht për të zbardhur tërësisht motivet dhe shkaqet e kësaj vepre penale.

Ndërkohë që, materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për hetime të mëtejshme, për veprat penale të “Vrasjes së mbetur në tentativë”.

n.e/NOA

KOMENTE