Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Skandali me thirrje kundër shqiptarëve, ushtarët grekë para gjyqit
English

Skandali me thirrje kundër shqiptarëve, ushtarët grekë para gjyqit

Athinë, 29 mars, NOA – Përfaqësuesit e forcave speciale të ushtrisë greke, të cilët lëshuan thirrje anti-shqiptare gjatë një parade vjet në Athinë, do të dalin para gjyqit.

Skandali i publikuar së pari nga agjencia e Lajmeve NOA dhe që bëri bujë në të gjithë arenën shqiptare, duket se alarmoi jo vetëm autoritetet tona, por edhe ato greke, të cilat morën menjëherë masa ndëshkimore ndaj trupës së ushtarëve që kënduan vargjet e turpshme se “me lëkurën e shqiptarëve, do qepnin rrobat e tyre”.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 20 shtator të vitit të kaluar, ndërsa u pasua me mjaft qëndrime kundërshtare dhe kritika të ashpra, jo vetëm nga opinioni shqiptar, por edhe ai ballkanik në tërësi.

Tashmë, ushtarët grekë të përfshirë në këtë incident të rëndë, gjenden para gjykatës, pas një padie penale të ngritur ndaj tyre nga Komiteti i Helsinkit në Greqi, për shkeljen e nenit 2 të ligjit anti-racizëm.

n.e/NOA

KOMENTE