Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vazhdon thellimi i krizës politike në Maqedoni
English

Vazhdon thellimi i krizës politike në Maqedoni

Shkup, 29 mars, NOA - Partitë politike në Maqedoni akoma nuk kanë arritur marrëveshje lidhur me plotësimin e parakushteve për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Miratimi i ndryshimeve të Kodit Zgjedhor, zgjedhja e kryetarit të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), këto dy çështje që duhet të zgjidhen me konsensus edhe me opozitën, si dhe caktimi i datës për mbajtjen e zgjedhjeve janë tre pikat që duhet të arrihen mes forcave kryesore politike në vend.

Agjencia e lajmeve INA mëson se gjatë kësaj jave pritet një përpjekje e re për takim liderësh, por e thirrur nga kryeministri Nikolla Gruevski, pasi që bashkësia ndërkombëtare ka shmangur çdo nismë për ndërmjetësim në tejkalimin e krizës politike në Maqedoni.

Partitë e opozitës maqedonase kanë vazhduar bojkotin derisa PDSH-ja opozitare pas dy viteve është kthyer në Parlament, por vetëm për të marrë pjesë në diskutimet dhe vendimet lidhur me zgjedhjet.

Më 1 prill është caktuar votimi i kreut të KSHZ-së, një kandidat i dominuar nga ana e partisë opozitare LSDM.

Muaji qershor po shihet si një nga më të preferuarit për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme, dhe se partitë kanë ofruar propozimet e tyre të datave.

Gjatë kësaj jave, priten lëvizje të reja sa i përket tejkalimit të mosmarrëveshjeve dhe gjetjes së një kompromisi të pjesshëm për të qartësuar afatet dhe limitet kohore për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme.

NOA-INA

KOMENTE