English

Berisha: Leku, një pasaportë dinjitoze e shtetit

Tiranë, 31 mars, NOA – Monedha shqiptare, gjithmonë ka ndjekur fatin e kombit në rrugën e tij. Ajo mbetet pasaportë e shtetit shqiptar dhe një simbol i fuqishëm i ekonomisë vendase.

Ky ka qenë vlerësimi që kryeministri Berisha ka bërë për monedhën shqiptare, në ceremoninë e organizuar nga Banka e Shqipërisë me rastin e 85-vjetorit të krijimit të saj.

Sipas tij, monedha shqiptare është përballur në rrugën e tij me mjaft sfida dhe përballje, duke përmendur zhvlerësimin e tij në vitet ’90, për të shtuar se tani ajo mund të quhet e konsoliduar dhe e fortë.

“Tani ajo vjen si një monedhë dinjitoze, që qëndron denjësisht në radhën e monedhave të vendeve të rajonit, por edhe atyre evropiane e botërore. Ajo qëndron si një monedhë që ecën drejt sistemit monetar ndërkombëtar me një dinjitet të vërtetë dhe sovran”, shtoi kreu i qeverisë.

Sipas tij, monedha shqiptare duhet të forcohet edhe më shumë në të ardhmen, duke përfaqësuar kështu një pasaportë të denjë për vendin tonë.

n.e/NOA

KOMENTE