Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Arvizu: Sa shumë energji shpenzohen për politikën ...
English

Arvizu: Sa shumë energji shpenzohen për politikën ...

Tiranë, 8 Prill, NOA – “Politika është shumë e rëndësishme, por shumë energji shpenzohen për politikën. Shqipëria po përqendrohet në zgjedhjet vendore, kur dua të theksoj se duhet të shpenzohen më shumë energji për të ardhmen e këtij vendi dhe për sektorët jetikë. Shëndetësia kërkon një qeverisje të mirë”.

Kjo ka qenë shprehja e përdorur për sektorin e shëndetësisë, nga ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Aleksandër Arvizu, në një konferencë të posaçme të mbajtur ditën e sotme për këtë sektor.

Arvizu në fjalën e tij, mes të tjerash, e ka vënë theksin në rëndësinë që kanë reformat në sistemin shëndetësor, i cili është mbështetur nga USAID me disa projekte.

Duke kërkuar që faktorët kryesorë të politikëbërjes në vend, të shpenzojnë më shumë energji për sistemin shëndetësor, se sa për të bërë politikë.

“Reformat dhe mbështetja jonë të rëndësishme për shëndetësinë. Ky projekt do të mbështesë shumë sistemin e shëndetësisë. USAID ka mbështetur vazhdimisht trajnimin e mjekëve dhe infermierëve”, tha më pas Arvizu.

Në fund, ai shtoi se duhet të behën reforma të tjera në sistemin shëndetësor dhe të merren hapat e nevojshme që të vazhdojë përmirësimin në këtë sistem. n.e/NOA

KOMENTE