Lajmet e datës 8 Prill 2011
- Varri i tjetrit Nga Elsa Ballauri Për ta shpjeguar më mirë këtë që dua të them, do të nis me disa përshtypje që më la një shkrim i dy ditëve më parë i Mero Bazes te “Tema”.
- Lehtësia e papërballueshme e gjykimit të “jevgjve” Nga Andi Bushati Pak ditë më parë, gjatë një takimi me komunitetin rom të Korçës, e dëgjova kreun e PS-së, Edi Ramën, t’i drejtohej atyre njerëzve të varfër, por me fytyra të qeshura, me një frazë që të bënte të shtangeshe: “merrini paratë Saliut, por mua më jepni votën”.
- Presidentja e Zvicrës uron homologen nga Kosova Zvicër, 8 prill, NOA - Presidentja e Zvicrës, Micheline Calmy-Rey ka përshëndetur zgjedhjen e presidentes së re të Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga.
- Sherr për flamujt e partive në Kamëz, tension mes militantëve Vendosja e simboleve partiake në vendet publike është kthyer në burimin kryesor të konflikteve mes militantëve. Pak minuta më parë në Kamëz, militantët e Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste kanë qenë drejt një përplasje masive për vendosjen e posterave të kandidatëve dhe flamujve të partive
- Pronari shqiptar rreh punëtorin italian, nuk kishte suvatuar mirë Luka,(Itali) 8 prill 2011 – Policia italiane ka arrestuar një 30 vjeçar shqiptar, pronar i një firme të vogël ndërtimi, për dhunë ndaj një punëtori në Itali.
- Arrestohet kosovari i dyshuar për vrasje Zvicër, 8 prill, NOA - Policia e kantonit të Solothurn-it, ka arrestuar të enjten një kosovar 22-vjeçar. Dyshohet se gjatë fundjavës, në diskotekën «Luxory» në Grenchen ai ka vrarë punëtorin e sigurimit Marcel A.
- Harasani: Rama s'merret me problemet kryesore, pas 8 majit PS të bëhet më e hapur Uashington, 8 prill, NOA - Mbetet vetëm një muaj nga dita e zgjedhjeve vendore në Shqipëri. Megjithë kritikat e shumta mbi procesin zgjedhor, listat e votuesve dhe klimën politike që u ka paraprirë zgjedhjeve të mëparshme, si të përgjithshme, ashtu edhe vendore, një numër problemesh po shoqërojnë
- Mjaft: Po sulmohemi nga qeveria Tiranë, 8 prill, NOA –Drejtues të Lëvizjes Mjaft kanë denoncuar sot presione të institucioneve qeveritare ndaj aktivitetit të tyre. Në një deklaratë për mediat, Lëvizja Mjaft saqron se institucionet tatimore kanë shkelur ligjin duke kërkuar informacione dhe të dhëna që lidhen me aktivitetin e bizneseve
- Opozita rikthehet në KQZ, Subashi: Vendimmarrja është me katër vota Tiranë, 8 prill 2011, NOA- Pas më se tre muaj bojkoti, anëtarët e opozitës i janë bashkuara punimeve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Dëshira Subashi nënkryetare e këtij komisioni, Pandeli Varfi e Artan Laze anëtar të tij, mësohet se kanë marrë këtë vendim pas apelit të vazhdueshëm nga
- Të mbyturit, të turpëruarit dhe shpëtimtarët! Nga Bexhet Shala Ku dallojnë fleksibiliteti dhe imoraliteti : Ndërkombëtarët kur duan të na bindin që të pranojmë ndonjë kusht apo zgjidhje të një procesi të bllokuar ( e dihet se sa e kanë vështirë të na bindin !
- E plotë- Berisha në Vlorë: Rama ti merresh me politikë, e unë me qytetarët Vlorë, 8 prill 2011, NOA- Kryeministri Berisha ka qenë i pranishëm pasditen e sotme në çeljen e fushatës për zgjedhjet vendore në qytetin e Vlorës.
- Shoqëria civile prezanton vlerësimit e komunitetit për qeverisjen Tiranë, 8 Prill 2011, NOA- Organizata të shoqërisë civile partnere të UN Women dhe UNDP që punojnë për arritjen e barazisë gjinore në Shqipëri, prezantuan sot në Tiranë rezultatet e “Vlerësimit të komunitetit për qeverisjen”.
- DASH: Zgjedhjet e 2009-ës shënuan hapa para, vëmendje në 8 maj E premte, 8 prill 2011, NOA- Departamenti Amerikan i Shtetit gjatë ditës së sotme publikoi raportin për të drejtat e njeriut, në të cilin flitej edhe për ecurinë e Shqipërisë.
- Topi e Uollfarth inkurajojnë femrat për zgjedhjet e 8 majit Tiranë, 8 prill 2011, NOA- (Update) Ditën e sotme u kurorëzua përfundimi i misionit të trajnimit të grave për të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme vendore.
- Topi-studentëve: Vota juaj ndikon në ecurinë e demokracisë në vend Tiranë, 8 prill 2011, NOA- Kreu i shtetit Bamir Topi zhvilloi sot një takim miqësor me një grup studentësh që do të votojnë për herë të parë në zgjedhjet vendore të 8 majit 2011.
- Ambasada Italiane jep bursa studimi për shqiptarët, ja kriteret dhe kërkesat për përfitim Tiranë, 8 prill 2011, NOA- Ambasada Italiane nëpërmjet një komunikate për shtyp ka bërë të ditur se Ministria e Jashtme Italiane u ofron qytetarëve shqiptarë për vitin akademik 2011-2012 bursa studimi.
- Kollozi: Interesat e kanë betonizuar Vlorën, duke e dëmtuar atë Vlorë, 8 prill 2011, NOA- Kandidati i maxhorancës për kryetar bashkie në qytetin e Vlorës, Ardian Kollozi që në fillim të fjalës së tij tha se, kandidimi në vendin e origjinës vjen për të mirën e përbashkët.
- Berisha: Rama i dështuar, edhe në krye të PS-së e solli Fatos Nano e Sali Berisha Vlorë, 8 prill 2011, NOA- (Update) Në vijim të fjalës së tij nga qyteti i Vlorës Kryeministri Berisha tha se rruga e “Aleancës për qytetarin”, është e ndritur.
- Berisha në Vlorë: Kollozi iku nga parlamenti për qytetarët vlonjat Vlorë, 8 prill 2011, NOA- Nga qyteti i Vlorës ku dhe po hap fushatën elektorale për zgjedhjet e 8 majit Kryeministri Sali Berisha prezantoi kandidatin për bashkinë e këtij qyteti Ardian Kollozi.
- Presidentja Jahjaga nderohet me “Medaljen e Shërbimit” Prishtinë, 8 prill 2011, NOA- Presidentja e sapozgjedhur e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga vizitoi sot Ministrinë e Punëve të Brendshme, ku u prit nga ministri Bajram Rexhepi dhe drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Reshat Maliqi.
- Moda: Pranverë- verë 2010, lamtumirë pantallonave të ngushta, vijnë në modë... Tiranë, 8 Prill, NOA- Vera e sivjetme kthehet në botën e modë me një ringjallje të viteve '70: pantallona të gjëra në fund. Ata kthehen pasi u nxorën jashtë modës prej disa vitesh, kur të gjithë filluan të veshin pantallona të ngushta si ato të balerinave.
- Parashikimi i motit për nesër, 9 prill 2011 Tiranë, 8 prill 2011, NOA- Sipas MeteoAlb mëngjesi i nesërm do të nisë me kthjellime në pjesën më të madhe të vendit. Ndërkaq përjashtim do të bëjnë zonat malore veriore ku do të ketë vranësira kalimtare.
- Burgaj: Fuqi goditëse kultivimit të bimëve narkotike, Lazarati e Shkodra ende problem Gjirokastër, 8 prill 2011, NOA- Gjatë ditës së sotme në qytetin e Gjirokastrës u zhvillua një takim me temë “Lufta kundër kultivimit të bimëve narkotike”, ku ishte i pranishëm Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj.
- Delegacioni nga Lugina e Preshevës i kërkon Tahirit, përfshirjen në dialog Prishtinë, 8 prill 2011, NOA- Zv.kryeministria e Kosovës Edita Tahri gjatë ditës së sotme ka pritur një delegacion nga Lugina e Preshevës. Delegacionit nga Kosova Lindore i prirë nga Riza Halimi deputet gjithë-popullor dhe Galip Beqiri – Kryetar i KKSH kanë shprehur gatishmërinë që në dialogun
- Berisha: 100 apartamente banimi për komunitetin rom Durrës, 8 prill 2011, NOA- Kreu i qeverisë Sali Berisha është ndalur në Shkozet të Durrësit për të uruar dhe takuar banorë të komunitetit rom, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të tyre.
- Vrau para 10 vitesh, ekstradohet nga Zvicra Armando Begaj Tiranë, 8 prill 2011, NOA- Zyra e Interpol Tiranës ka ekstraduar gjatë ditës së sotme nga Zvicra një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje.
- Hysen Saliko e Dritan Caka zgjidhen dy anëtarët e rinj të KLD-së Tiranë, 8 prill 2011, NOA- Konferenca gjyqësore e mbledhur gjatë ditës së sotme për të zgjedhur dy anëtarët e rinj të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, ka përmbyllur votimet duke nxjerrë edhe emrat fitues.
- Policia e Tiranës bën bilancin e 3-mujorit, zgjedhjet dhe sezoni turistik sfidat e radhës Tiranë, 8 prill 2011, NOA- Gjatë ditës së sotme drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë, në bashkëpunim me grupet e interesit zhvilloi takimin e radhës për “Implementimin e filozofisë së Policimit në Komunitet” për tre mujorin e e parë të vitit 2011.
- Romë, Rikthehet periudha hitleriane - tabelë shok para një lokali: Jo emigrantë dhe kafshë! (Foto) Romë, 8 Mars, NOA- Rikthehet parulla hitleriane në Romë, por këtë rrallë me një ndryshim të vogël: fjala hebre zëvendësohet me fjalën
- Arrestohet në flagrancë shpërndarësi i drogës Tiranë, 8 prill 2011, NOA- Një i ri është arrestuar gjatë natës së kaluar pasi është kapur ne flagrancë me një sasi lënde narkotike. Dario Biraçi, 20 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, është kapur në flagrancë me 3 qese farmacie të mbushura me lëndë narkotike, e dyshuar e llojit cannabis
- Mediu: Lulzim Basha është kryetari i të gjithëve Tiranë, 8 prill 2011, NOA- Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu ditën e sotme çeli fushatën për kandidatët e kësaj partie në pallatin e sportit “Aslllan Rusi”.
- Rama uron Presidenten e Kosovës: Zgjedhja e Jahjagës, emancipim i politikës Tiranë, 8 prill 2011, NOA- Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama i ka dërguar një mesazh urimi Presidentes së sapozgjedhur të Kosovës Atifete Jahjaga.
- Behgjet Pacolli emërohet Zëvendëskryeministër Prishtinë, 8 prill, NOA – Behgjet Pacolli është emëruar sot Zëvendëskryeministër i qeverisë së Kosovës. Vendimi është marrë në mbledhjen e qeverisë nga kryeministri Hashim Thaçi.
- Presidentja zhvillon takimin e parë me Thaçin Prishtinë, 8 prill, NOA - Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga prit sot në takim Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.
- Njoftim nga PDIU Tiranë, 8 prill, NOA – Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet bën të ditur se sot në orën 18:00 do të zhvillojë takimin e Kryesisë së PDIU-se me simpatizantët e kësaj partie në Lushnjë.
- Gjoba dhe pezullim licence, ja çfarë rrezikojnë mediat gjatë fushatës Tiranë, 8 prill, NOA – Update – Bordi i Monitorimit të Medias dhe Këshilli Kombëtar i Radio Televizioneve paralajmëron mediat se do të marrin masa të rënda ndëshkimore, nëse nuk respektojnë kryetaret profesionale gjatë fushatës elektorale.
- Xhixho: LSI, 11 qendra trajnimi për të rinjtë Tiranë, 8 prill, NOA - Kandidatja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, në njësinë bashkiake nr.5, Erisa Xhixho deklaroi sot, gjatë një takimi me student dhe studente të Universitetit të Tiranës, se do të hapen 11 qendra trajnimi për të rinjtë.
- Berisha: T’i japim mundësi Ramës që të tregojë barsoletat e Shalsit Blesh, 8 prill, NOA – Kryeministri Sali Berisha deklaroi nga Belshi se “katër vitet që vijnë do të jenë vite e shndërrimit të projekteve në realitet.
- 8 maj, mundësi për të parë emancipimin "Publikut të shohë se sa e madhe do të jetë pjesëmarrja e votueseve grave. Do të jetë, gjithashtu, me shumë interes jo vetëm për ODIHR-in që të vëzhgojë se sa do të jenë në gjendje gratë të votojnë individualisht".
- KKRT letër televizioneve: Nga sot jeni nën vëzhgim Tiranë, 8 prill, NOA – Këshilli Kombëtar i Radio Televizioneve dhe Bordi i Monitorimit të Fushatës Elektorale në Media, me anë të një letre njofton të gjitha subjektet radio televizive për nisjen procesit të monitormit të transmetimeve që lidhen me fushatën elektorale.
- Topi: Gratë në Kuvend, tonet e sjellja s’ndryshojnë nga burrat Tiranë, 8 prill, NOA – Presidenti i vendit, Bamir Topi e ka cilësuar si zhgënjyes angazhimin e subjekteve politike për të pasur sa më shumë gra në vendimmarrje.
- Hysi: Basha dhunoi komunitetin rom Tiranë, 8 prill, NOA – Partia Socialiste akuzoi sot kandidatin e mazhorancës për bashkinë e Tiranës, Lulzim Basha se ka dhunuar komunitetin rom duke e dëbuar nga banesat e tyre në periferitë Tiranës.
- Rama te Fusha e Aviacionit: Një park më shumë për qytetarët Tiranë, 8 prill, NOA - Kryetari i Bashkisë së Tiranës dhe kandidati i PS-së për zgjedhjet e 8 majit, Edi Rama, ka vijuar sot fushatën elektorale në Fushën e Aviacionit në kryeqytet.
- T'u hiqet imuniteti gjyqtarëve të korruptuar Nga Shpresa Beçaj* Ju uroj mireseardhjen ne Konferencen e sotme! Ky takim Yni eshte ne vazhden e permbushjes se detyrimit tone ligjor per te zgjedhur perfaqsuesit tane ne Keshillin e Larte te Drejtesise.
- Wollfarth: Të eliminohet votimi familjar Tiranë, 8 prill, NOA - Ambasadori i OSBE, Eugen Wollfath deklaroi sot se zgjedhjet e 8 majit duhet të tregojnë një nivel të ri të emancipimit të grave.
- “Një botë pa mina”, Haxhinasto takon princin e Jordanisë Tiranë, 8 prill, NOA - Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto priti në një takim kortezie Princin Raad Al-Hussein të Mbretërisë Hashemite të Jordanisë, i cili po viziton vendin tonë dhe po merr pjesë në takimin e Grupit të Punës për Universalizimin e Konventës së
- Kryetarja e Gjykatës së Lartë: Rrethohemi nga sekserë dhe matrapazë Tiranë, 8 prill, NOA – Kryetarja e Gjykatës së Lartë Shpresa Beçaj ka kërkuar nga gjithë gjyqtarët në vend respektimin e ligjit dhe shmangien e rasteve abuzive në dhënien e drejtësisë.
- Partia e Dell dhe Feith në Kosovë Nga Adnan Abrashi* Me ndërmjetësimin e kryetarit të vërtetë të Kosovës, ambasadorit amerikan, Christopher Dell, PDK, LDK dhe AKR, janë pajtuar të mërkurën që nënkolonelja Atifete Jahjaga, të jetë kandidatja e tyre për presidenten formale në letër të Republikës së Kosovës.
- Zbërthimi i atomit mund të sjellë një forcë të re natyrore SHBA, 8 prill, NOA - Fizikantët thonë se të dhënat nga laboratori kryesor për zbërthimin e atomit në Shtetet e Bashkuara, mund të zbulojnë një grimcë elementare, që potencialisht do të ishte forcë e re e natyrës, që do të mund i zgjeronte njohuritë për vetitë e materies.
- Mediu: Basha, do jetë administrator i qëllimeve dhe reformave të mëdha Tiranë, 8 Prill, NOA - Vizioni që ndajmë së bashku, është një Shqipëri dhe Tiranë evropiane. Eshtë një shpresë që buron nga besimi në Zot, se kemi nevojë për një Shqipëri të përparuar dhe me vlera njerëzore.
- Kanosi me çifte bashkëmoshatarin, arrestohet 20-vjeçari Shkodër, 8 Prill, NOA – Forcat e policisë së Shkodrës kanë arrestuar në flagrancë 20-vjeçarin Kol Gecaj, banues në lagjen “Perash” të këtij qyteti.
- Berisha: Reforma në shëndetësi, realizohet me një menaxhim të mirë Tiranë, 8 prill, NOA Update – Sistemi i shëndetësisë nuk mund të jetë i suksesshëm, nëse nuk ka një menaxhim të përsosur, prandaj duhet bërë shumë në këtë drejtim.
- Arvizu: Sa shumë energji shpenzohen për politikën ... Tiranë, 8 Prill, NOA – “Politika është shumë e rëndësishme, por shumë energji shpenzohen për politikën. Shqipëria po përqendrohet në zgjedhjet vendore, kur dua të theksoj se duhet të shpenzohen më shumë energji për të ardhmen e këtij vendi dhe për sektorët jetikë.
- Topi politikës: Angazhim serioz në fushatë Tiranë, 8 prill, NOA – Në hapjen zyrtare të fushatës elektorale për zgjedhjet lokale të 8 Majit, Presidenti i bën apel politikës për një angazhim serioz dhe një garë sa më dinjitoze.
- Zgjedhja e 2 anëtarëve të KLD-së, mblidhet sot Konferenca Gjyqësore Kombëtare Tiranë, 8 Prill, NOA - Konferenca Gjyqësore Kombëtare mblidhet sot për të zgjedhur anëtarët më të rinj të Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Nën drejtim e kryetares së Gjykatës së Lartë, Shpresa Beçaj, bëhet me dije për agjencinë e Lajmeve NOA se Konferenca do të ketë në rendin e ditës zëvendësimin
- I mori borxh 8 milionë lekë dhe nuk ia ktheu, e denoncon Korçë, 8 Prill, NOA – I ka marrë borxh një shumë prej 800.000 lekësh të reja dhe ende nuk ia ka kthyer. Kjo e ka detyruar 24-vjeçarin me inicialet V.
- Bëhuni të gjithë gati ... Fushata ngriti siparin! Tiranë, 8 Prill, NOA/ Nga Eglantina NASI– Bëhuni të gjithë gati. Për fjalime politikanësh, shtrëngime duarsh me ta dhe valëvitje flamujsh.
- Kapet 1 kg marijuanë në linjën Sarandë-Athinë Kakavijë, 8 Prill, NOA - Policia Kufitare e Kakavijës ka sekuestruar 1 kilogramë lëndë narkotike e llojit marijuanë, ndërsa ka arrestuar në flagrancë poseduesin e saj.
- Update - Pasqyra e Shtypit, 8 Prill 2011 Tiranë, 8 Prill, NOA/ EDICIONI I DYTË - Gazetat shqiptare flasin mbi deklaratat e fundit të ambasadorit amerikan në vendin tonë, lidhur me pritshmëritë e zgjedhjeve të 8 Majit, si dhe ato të OSBE-së për organizimin e vëzhgimit të tyre.
- Haxhinasto: Presidentja konsensuale, tregoi se në Kosovë shteti funksionon Tiranë, 8 prill, NOA - Zv/kryeministri dhe njëkohësisht, ministri i Punëve të Jashtme Edmond Haxhinasto, përshëndet zgjedhjen e presidentes së re të Kosovës, Atifete Jahjaga.
- Mano u premton gjimnazistëve rikonstruktim të plotë të shkollave dhe bursa studimi Korçë, 7 prill-Kandidati i maxhorancës për bashkinë e Korçës, Andrea Mano, zhvilloi sot në mjediset e bibliotekës së qytetit, një takim me maturantët e shkëlqyer të qytetit.
- Topi: Një grua në krye të shtetit, një moment historik për Kosovën Tiranë, 8 prill, NOA - Presidenti i Republikës, Bamir Topi, nëpërmjet një mesazhi të veçantë, ka uruar zonjën Atifete Jahjaga me rastin e zgjedhjes në detyrën e lartë të Presidentes së Republikës së Kosovës.
- Rekord pëlqimesh dhe komentesh për Messin në Facebook Spanjë, 8 Prill NOA - Lionel Messi ka hapur një faqe të tijën personale në Facebook dhe, në shumë pak orë, ka arritur në më shumë se 7 milionë persona që kanë klikuar mbi tastin “like”.
- Lazio mendon për Diegon Romë, 8 Prill NOA - Në rast se Lazio do të kualifikohen në Ligën e Kampionëve Lotito do t’i dhurojë ekipit një lojtar, i cili mban emrin e Diegos.
- Coca Cola i jep lamtumirën Rooney Angli, 8 Prill NOA - I ka kushtuar shtrenjtë Wayne Rooney festimi i “nxehtë” në ndeshjen me West Ham pas shënimit të golit. Coca Cola faktikisht ka vendosur të mos i rinovojë super-kontratën e sponsorizimit prej 2.
- Masakër në një shkollë në Brazil, ish-nxënësi vret 13 fëmijë (VIDEO) Realengo – Rio de Zhanejro, Brazil 8 Prill 2011 NOA – Masakër e frikshme në një shkollë fillore publike në afërsi të Rio de Zhanejros në Brazil, me 13 të vrarë dhe të paktën 20 të plagosur.
- Rusi, ndalet në makinë me një ari Moskë, 8 Prill NOA - Po udhëtonte dhe në sediljen e pasme të makinës së tij i mbuluar me një kuvertë qëndronte një ari i vërtetë. Trafikanti i dyshimtë, një person me origjinë ukrainase, është ndaluar në kufi në Beograd, mes Rusisë dhe Ukrainës.
- Meditimi shuan dhimbjen më shumë se farmaceutikët Gjermani, 8 Prill NOA - Meditimi redukton dhimbjet më shumë se një farmaceutik “anti-dhimbjesh” dhe mjafton shumë më pak se një orë trajnim për të përftuar një efekt të fuqishëm analgjezie.
- Inter-Chelsea, një sfidë për Guardiolën Milano, 8 Prill NOA - Në shtëpinë e Interit që tani drejtuesit janë hedhur në mendime për të ardhmen e klubit. Revolucioni i parë i Morattit me sa duket do të jetë në pankinën e skuadrës.
- Wurth, një paraqitje nudo për faqet e playboy SHBA, 8 Prill NOA - Nëse një mashkull ka një aromë që nuk e bind atë, atëherë ai nuk mund ta joshë asnjëherë. Kjo pasi për era është diçka me tepër rëndësi madje ajo që ndikon më shumë për të.
- Eshtrat e personit të parë homoseksual Pragë, 8 Prill NOA - Arkeologët kanë gjetur në republikën Çeke eshtrat e një personi. E veçanta e këtij lajmi është se këto eshtra konsiderohen të jenë të parat në histori të një personi homoseksual.
- Pasqyra e Shtypit, 8 prill 2011 Tiranë, 8 prill, NOA - Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e Premte, 8 Prill 2011. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht.
- Rio: hap zjarr në një shkollë, 12 të vdekur Rio de Janerio, 8 Prill NOA - Ka hapur zjarr kundrejt disa djemve të një shkolle në periferi të Rio de Janeiro, në Brazil, duke shkaktuar vdekjen e 12 personave.

