Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha: 100 apartamente banimi për komunitetin rom
English

Berisha: 100 apartamente banimi për komunitetin rom

Durrës, 8 prill 2011, NOA- Kreu i qeverisë Sali Berisha është ndalur në Shkozet të Durrësit për të uruar dhe takuar banorë të komunitetit rom, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të tyre.

Në këtë takim Kryeministri Berisha prezantoi fazën e parë të projektit për ndërtimin e 100 apartamenteve të banimit për familjet rome dhe së bashku me to të qendrës shëndetësore e të gjitha shërbimeve të tjera sociale

Mësohet se projekti, i cili do të shtrihet në një sipërfaqe prej 4 mijë metrash, krahas banesave përfshin edhe ambiente të tjera në funksion të tyre, si qendër shëndetësore, kopsht për fëmijët dhe ambiente të tjera sociale.

Gjatë fjalës së tij Kryeministri u shpreh se, “Qeveria shqiptare, do të bëjë përpjekje të pandërprera për të mbështetur komunitetin rom dhe për të zhdukur gjithnjë e më shumë pasojat e rënda të diskriminimit shekullor të pamerituar ndaj këtij komuniteti”.

Më tej ai i garantoi anëtarët e komunitetit rom se, qeveria do të mobilizojë të gjitha potencialet e saj që romët çdo vit të ndjeheni më mirë në këtë vend, të jetojnë si qytetarë të barabartë para ligjit.

Kreu i qeverisë tha se, konstatohen zhvillime pozitive në drejtim të arsimimit, si dhe i ftoi dhe njëherë që bashkarisht të bëhen përpjekjet më të mëdha që fëmijët e këtij komuniteti të shkollohen njëlloj si fëmijët e familjeve të tjera jo rome.

Ndër të tjera ai premtoi se në vitin e ardhshëm, në shkollat ku këta fëmijë do të jenë në numër të konsiderueshëm, qeveria do të vendosë një vakt ushqimi për ta.

Kryeministri Berisha se ndër të tjera një projekt i rëndësishëm i qeverisë është edhe ai i regjistrimit dhe pajisjes me dokumente.

a.y/NOA

KOMENTE