English

Kapet 1 kg marijuanë në linjën Sarandë-Athinë

Kakavijë, 8 Prill, NOA - Policia Kufitare e Kakavijës ka sekuestruar 1 kilogramë lëndë narkotike e llojit marijuanë, ndërsa ka arrestuar në flagrancë poseduesin e saj.

Lajmi konfirmohet prej saj për agjencinë e Lajmeve NOA, duke bërë me dije gjithashtu se kjo sasi marijuane është gjendur në një autobus të linjës Sarandë-Athinë, e fshehur nga një person, i cili po e transportonte atë në drejtim të shtetit grek.

Konkretisht, në fund të autobusit në sediljen nr.44, ku ishte ulur Emanuel Hasani, 17-vjeç, lindur dhe banues në Sarandë, poshtë saj u konstatua një pako e mbështjellë me letër natriban ku brenda pakos kishte lëndë narkotike e dyshuar si marijuanë, me peshë 1 kilogram.

Menjëherë është bërë shoqërimi i këtij personi, së bashku me provën materiale për në ambientet e Policisë së Gjirokastrës për veprime të mëtejshme më të specializuara.

Më pas, u arrit të zbulohej se ky person, lëndën narkotike e kishte blerë në Sarandë dhe do ta çonte në Athinë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për veprime të mëtejshme, për veprën penale të “Trafikut Ndërkombëtar të lëndëve narkotike,” vepër kjo e parashikuar nga neni 283/a i Kodit Penal.

n.e/NOA

KOMENTE