Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Masakër në një shkollë në Brazil, ish-nxënësi vret 13 fëmijë (VIDEO)
English

Masakër në një shkollë në Brazil, ish-nxënësi vret 13 fëmijë (VIDEO)

Realengo – Rio de Zhanejro, Brazil 8 Prill 2011 NOA – Masakër e frikshme në një shkollë fillore publike në afërsi të Rio de Zhanejros në Brazil, me 13 të vrarë dhe të paktën 20 të plagosur.

Ngjarja ndodhi në shkollën “Escola Municipal Tasso” në Realengo, kur një person i armatosur me dy armë, hyri në mjediset e brendshme dhe duke nisur nga korridori dhe nëpër klasa, hapi zjarr duke i marrë jetën në vend, 13 fëmijëve.

Po ashtu, plagosi dhe 20 të tjerë, në gjendje kritike. Disa media lokale raportojnë se numri i të vdekurve mund t’i kalojë të njëzet të vrarë. Viktimat janë të moshës nga 9 deri 14 vjeç. Ata janë qëlluar që të gjithë në kokë.

{youtube}NvrXAiwBG2M{/youtube}

Vetë autori, ka mbetur i vdekur, raportojnë mediat lokale. Ai është vetëvrarë pak pasi forcat policore mbërritën pas të shtënave në vendngjarje.

Hetimi ka nxjerrë se autori është Wellington Menezes Oliveira. Shefi i policisë lokale, kolonel Djalma Beltrame tha se djali 24 vjeçar kishte qenë më parë nxënës i kësaj shkolle.

Sipas kolonelit, i riu kishte marrë virusin HIV që shkakton dhe sëmundjen vdekjeprurëse AIDS dhe e kishte mësuar këtë fakt.

e.t/NOA

{youtube}nbhEWYK8oQk{/youtube}

KOMENTE