English

Rekord pëlqimesh dhe komentesh për Messin në Facebook

Spanjë, 8 Prill NOA - Lionel Messi ka hapur një faqe të tijën personale në Facebook dhe, në shumë pak orë, ka arritur në më shumë se 7 milionë persona që kanë klikuar mbi tastin “like”.

Komentet janë numëruar në 3 mijë të tillë. Diçka e tillë është bërë e ditur nga Clarin, duke theksuar se talenti argjentinas i Barcelonës, kishte shfaqur rëndësinë e tij dhe me një faqe tjetër në të njëjtin rrjet social.

“Hola! Ju jap mirëseardhjen të gjithë ju. Shumë faleminderit për sasinë e mesazheve që keni shkruar. Jam tepër i lumtur”, - këto ishin fjalët e Messit, të cilat ai i përcolli në rrjetin social të Facebook.

r.b/NOA

KOMENTE