Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Romë, Rikthehet periudha hitleriane - tabelë shok para një lokali: Jo emigrantë dhe kafshë! (Foto)
English

Romë, Rikthehet periudha hitleriane - tabelë shok para një lokali: Jo emigrantë dhe kafshë! (Foto)

Romë, 8 Mars, NOA- Rikthehet parulla hitleriane në Romë, por këtë rrallë me një ndryshim të vogël: fjala hebre zëvendësohet me fjalën emigrant.

“Vietato l’ingresso agli animali ed agli immigrati” (ndalohet hyrja për kafshët dhe emigrantët). Kjo është shkruar jashtë një bari në Montesacro në Romë.

Abdul Bouja, 45 vjec, emigrant i rregullt në Itali është përballur me tabelën në fjalë kur ka shkuar në bar. I indinjuar nga ajo që ka lexuar ai ka vendosur të denoncojë këtë diskriminim të hapur.

Giacinto Canzon, avokati i emigrantit i ka kërkuar shpjegime pronarit të lokalit, i cili ka dhënë se ka vendosur një gjë të tillë për shkak të problemeve që ka pasur në të kaluarën me disa ekstrakomunitarë të cilët kishin pirë në bar dhe ishin zënë me grushte.

Abdul ka ngritur padi kundër pronarit të lokalit duke e konsideruar këtë fakt si "tejet diskriminues për të dhe për të gjithë ata të huaj që kanë një leje të vlefshme qëndrimi dhe që puna e tyre kontribuon në pasurinë e shtetit italian".

a.e./NOA

KOMENTE