Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Të mbyturit, të turpëruarit dhe shpëtimtarët!
English

Të mbyturit, të turpëruarit dhe shpëtimtarët!

Nga Bexhet Shala

Ku dallojnë fleksibiliteti dhe imoraliteti : Ndërkombëtarët kur duan të na bindin që të pranojmë ndonjë kusht apo zgjidhje të një procesi të bllokuar ( e dihet se sa e kanë vështirë të na bindin !!! ) atëherë thirren në tolerancën tonë antologjike, gatishmërinë gjithashtu antologjike për t’i dëgjuar këshillat e miqve ndërkombëtarë, fleksibilitetin e certifikuar dhe imoralitetin e dëshmuar! Ata e dinë shumë mirë se vetëm ndaj kosovarëve, shqiptarëve që jetojnë në Shqipëri, Maqedoni, Mal të Zi dhe Serbi nuk kanë nevojë të kenë plane rezervë sikur në vendet tjera. Te ne dhe shqiptarët e tjerë mjafton projektplani A që ne të bindemi ndërsa te të tjerët, nëse nu u shkrep plani A, vazhdojnë me B,C,D e deri sa të vinë te shkronja e alfabetit që u përshtatet atyre që këmbëngulin! Po ne e kemi një të mire, duam të na lusin pakëz miqtë ndërkombëtarë. Ama pranojmë çdo gjë që kërkohet nga ne, prej lëshimeve seksuale deri te makropolitikat institucionale! Në xhurulldinë e krijuar gjatë votimit të parë për president të Kosovës, as krahasuesi më i zoti nuk do të ishte në gjendje të sqaronte se ku qëndron dallimi midis fleksibilitetit dhe imoralitetit! Dukej se nuk kishte fare dallim midis këtyre dy virtyteve që stolisin një numër jo të vogël të politikanëve tanë, të pozitës dhe të opozitës. Realisht, në një mjedis normal fleksibiliteti llogaritet si kategori statike ndërsa imoraliteti si kategori etike! Te ne, fatkeqësisht nuk dihet a është statika parakusht për leje për një mbindërtim të egër politik sipas një planprojekti ndërkombëtar urbanistik apo kusht i domosdoshëm për ndërtim të qëndrueshëm të një institucioni politik? Apo, a është imoraliteti biletë hyrëse për në panteonin e njerëzve të poshtër dhe të pafytyrë ose një mundësi e shkëlqyer për të bërë karrierë duke i shkelur të gjitha vlerat njerëzore, morale dhe kombëtare të njerëzve që prapanicën e kanë të ambalazhuar me fytyrë! Dhe duke ju vënë brirë! A është më e moralshme të bëhesh tepihë i kuq mbi të cilin do të shkelin miqtë ndërkombëtarë apo shteg me lule ku do të shetisin vdekatarët e thjeshtë kosovarë! A është më e moralshme të ngrohesh me miqësi ose pranë oxhakut shqiptar tradicional apo të azilohesh si mizë kali te një mik ndërkombëtar në rajonin anal, vetëm për një post a interes personal! Kam shumë dilema të natyrës morale andaj duhet t’i drejtohem për interpretim Gjykatës Konstitucionale! Ata janë përgjegjës ta bëjnë dallimin midis etikës dhe statikës, fleksibilitetit dhe imoralitetit! Fatmiri ra sepse statikën e kishte në kundërshtim me etikën ndërsa Behgjeti se, si ndërtues që është e dinte shumë mirë çka është statika mirëpo nuk kishte njohuri elementare se çka është etika!

Nga dështimi në dështim, pse ? Në çdo veprimtari, dështimi ndëshkohet. Te ne është e kundërta; nëse dështoni atëherë nuk ndëshkoheni por avancoheni. Pas dështimit të turpshëm dhe të pamoralshëm në votimin e parë për postin e Princ Vidit në Kosovë ka qenë krejt normale të mos përsëritet i njëjti gabim, riciklimi i të njëjtit person për postin e presidentit. Jo që nuk u përmirësua gabimi por u intensifikua fushata që “ Konsulli i Liberisë” dhe “ Piemonti i Shqiptarisë “ përsëri të zgjidhet president i Kosovës! Me vetëm 3% të votave por me miliona euro të shpenzuara për ta përfituar infrastrukturën zgjedhore. Me ndërmjetësimin dhe angazhimin jonormal dhe jodemokratik të donzhuanit para pensionit, Mbretit të Kosovës z. Piter Fajt dhe Padre Padrinos apo Kumbarës së Madh e të gjitha proceseve mbitokësore dhe nëntokësore në Kosovë, z. Kristofer Dell ! Me përkrahjen e Shefit të Madh, maestros së improvizimeve taktike të cilat shkaktojnë përmbytje strategjike! Me përkrahjen e gazetarëve të blerë si edhe atyre që kishin lajthitur dhe thonin se Pacollin për president e duan Evropa , Amerika dhe deri dje, krejt Afrika! Dhe se që bëheshin gati që: “ në një pasdite të bukur prilli, të rizgjedhet president Behgjet bandilli “. Për hirë të interesit të qytetarit të Kazakistanit dhe krejt Rusisë, Pacolli hoqi dorë nga rikandidimi për post të presidentit në ndërkohë që kasnecët e tij i kishin mbledhur 60 nënshkrime, 30 për bosin e tyre dhe 30 për Syzanën, gjithashtu e AKR e cila ishte paraparë ta sfidonte Konsullin e Liberisë dhe princ Vidin e Kosovës dhe sidomos Metohisë! Fati e deshi që nuk qe nevoja edhe për një sfidues nga AKR për postin e presidentit nga radhët e AKR ndryshe do të krijohej një situatë kur e tërë AKR do të kandidonte për president të Kosovës. Pacolli ka qenë gjithmonë i sinqertë. Pati deklaruar se kur nuk do të pranonte të jetë pjesë e pazareve politike për postin e presidentit por se vetëm me votën e qytetarit. E keqpërdorën sinqeritetin e tij disa analistë llaskucë dhe e futën në garë për president ku Pacolli garonte me veten e tij. U zgjodhë president, për faqe të zezë. I pranoi urimet, sillej si president! Nuk ishte se ai lakmonte të bëhej president. Thjesht e ndjente se populli kishte nevojë për te. Prandaj i dhanë 3% të votave. Unë e kam quajtur mashtrues dhe njeriun e fundit që meriton të bëhet president. Ashtu mendoj edhe sot! Atij nuk i intereson Kosova e as nuk i interesojnë qytetarët e saj! Ai Kosovën e sheh si një tender të madh, si një kantier ndërtimi dhe mundësi përfitimi! Broqkullat që ai shpërndan për sinqeritetin, pozitivitetin, konstruktivitetin dhe dashurinë e madhe që e ka për Kosovën dhe qytetarët e saj mund t’i fus në një pliko me euro, dinarë serbë dhe asi të Libisë, rubla të Rusisë, dollarë të Amerikës dhe valuta të tjera konvertibile apo sterile dhe t’ua japë llaskucëve politikë dhe mogulëve medialë që e ndihmuan dhe promovuan mënyrat më të neveritshme për ta bërë president të Kosovës. E kam thenë dhe e përsërisë se përkundër shumë fatkeqësive që e kanë goditur Kosovën, Kosova nuk e ka merituar të jetë e poshtëruar deri në atë shkallë që ta ketë një president të tillë! Po, iku pasi ra nga fiku! Tash dëshiron të katërrithet në një dardhë kakiqke ( ndonjë post ministror apo zëvendësministër )! Më herët as që donte të dinte të binte nën pozitën e presidentit! Aq shumë e donte Kosovën sa që thoshte :’ ose postin e presidentit ose zgjedhjet apo prishje e koalicionit “! Shantazhim klasik !

Fituesit dhe humbësit e kallakurdisë : Duket se nuk ka kuptim ate që e them por Hashim Thaçi edhe kësaj here ua hodhi opozitës, pozitës, Pacollit por edhe atyre që mendojnë ndryshe në PDK. Kur të gjithë pregatisnin kortezhin e fundit të tij politik, ai doli edhe më i fortë! E arriti një fitore taktike, jo të Pirros por të Hashimit! Improvizimet i ka të përsosura dhe shumë të sofistikuara. Po noton shumë mirë dhe sigurt edhe në ujërat e oqeaneve por jam i sigurt se do të” mbytet” në një përrockë Çfarë ironie! Notues i shkëlqyer e” mbytet” në një përrockë ku uji i mbërrinë deri te zogu i këmbës. As Pirro nuk ka vdekur në betejë! As Napoleoni! As Skënderbeu e as Al Kapone si dhe as shumë fytyra të rëndësishme të historisë. Por, është rregull se kur të fillosh të luash bixhoz në kazino në fillim edhe mund të fitosh por në fund do t’i humbasësh të gjitha. Edhe politika në Kosovë funksionon sipas sistemit të kazinove!

Edhe Behgjet Pacolli është fitues, pa asnjë dyshim. Me një të kaluar kurrëfare kombëtare dhe politike, të bëhesh president edhe për 35 ditë mund të llogaritet sukses. E ka përmbushur profecinë e gjyshit dhe tëMyjezenes. U bë pjesë e historisë. U bë yll medial. U shndërrua në shtyllë kurrizore të të gjitha zhvillimeve politike në Kosovë këtë vitin e fundit. Do të mbahet në mend se e “ rrëzoi” qeverinë Thaçi, me porosi! Nga i padëshiruari për ndërkombëtarët u bë i përkëdheluri i tyre ! Madje , kohëve të fundit Padre Padrino i Kosovës, Kristofer Dell më shumë ka qëndruar në shtëpinë “ modeste “ të Pacollit se në zyrat apo shtëpinë e tij! U derdhën shumë lot për të. Disa të krokodilit, disa të Batonit! E që i bie njëjtë! Kur atdheu është në rrezik, në skenë dalin personalitetet si Behgjeti. “ Vullnetarisht “ hoqi dorë nga gara për post të presidentit. Mirëpo, do të mbahet mend se këto ditë çdo gjë sillej rreth tij ! Madje, kryepersonazhi i kësaj melodrame, si një striptizetë e rafinuar sillej e pështillej rreth shtyllës enkas për këtë qëllim ndërsa rrethohej nga klientët vendorë dhe ndërkombëtarë të cilët i joshte dhe tundimi shkonte deri në përrallisje! Ua tregonte, por nuk ua ipte! Ose , përkthyer politikisht i mbante pezull me kërcënim se :” ose president ose po shkojmë në bordello ( zgjedhje )”! Për një kohë ua la të ngrehur, edhe Hashimit, edhe hashimave tjerë!

Kumbara i Madh , Kristofer Dell e preu nyjen e Gordiut – Pacollit. Jo me shpatë por me një zarf. Sipas rregullave të një loje të dikurshme shpërblyese : “ a e doni zarfin apo Dubravën “ ? Dhe të gjithë e refuzuan Dubravën dhe e pranuan zarfin në të cilën fshihej Atifete Jahjaga, tash presidente e Kosovës. Kur të shkruaj për të duhet të mendohem mirë sepse vjen nga maja e piramidës së Policisë së Kosovës! Prandaj, nëse dikush ka menduar se Kristofer Dell ka dalë humbës pas përdorimit joprofesional të celularit të tij kur u votua për herë të parë dhe sinqerisht besoj edhe për herë të fundit për Pacollin president, e ka shumë gabim! Në shtetet siç është Kosova dërgohen diplomatët siç është Delli të cilët bëjnë ç’të duan! E ata nuk humbin kurrë. Ata vetëm fitojnë. Dhe nuk e kanë aspak vështirë të fitojnë sepse nuk kanë rregulla të lojës. Luajnë si të duan ata. Zakonisht shënojnë nga pozita jashtë loje. Delli është rast tipik i këtyre lojtarëve që godasin nën brez! Ai e ka interesin material mbi ate diplomatik. Ndoshta vetëm Kosovën e ka interes më të madh sepse e tërë Kosova është pronë apo materie( ale) e Dellit!

Edhe AAK nuk është humbëse në këtë lojë sepse ka hyrë e humbur duke refuzuar të hyjë në koalicion. Tash as nënshkrimet nuk po i japin AAK-ë. Ka mbetur si rast social në politikë! Kohë të vështira për këtë parti; lideri i saj Ramush Haradinaj në Hagë ndërsa Naim Maloku askund! Zoti e bëftë hajr!

Vetëvendosja, në Banana Republikën e Kosovës pa banane, ka rrëshqitur keq pikërisht në lëvoren e bananeve.! Dhe nuk ka të ndalur kjo rrëshqitje. Janë në kërkim të një kandidati për president që i pranon tri pikat programore të kësaj lëvizjeje; që është kundër Ahtisarit, që është kundër bisedimeve me Serbinë dhe që është kundër procesit të privatizimit. Dhe që përfaqëson unitetin e popullit. Pacolli me 3% të votave nuk u pëlqeu. Atifete Jahjaga me 0% të votave edhe më hiq nuk u pëlqen. Adem Demaçi, si përkrahës i madh i Ahtisarit, bisedimeve me Serbinë dhe si shitës i dëshmuar i interesave të Kosovës dhe i vet Kosovës dy herë është refuzuar nga kjo lëvizje. Kim il Sungu ka vdekur, Kim xhong Ili nuk është mirë me shëndet, Fidel Kastro ka lënë takim me Luciferin ndërsa Hugo Qavezi nuk po tregon interesim për postin e presidentit të Kosovës! Vërtetë kohë të vështira! Për Vetëvendosjen!

Humbësi më i madh i këtyre zhvillimeve është LDK dhe Isa Mustafa. Ma nënshkrimin e Marrëveshjes për dalje nga kriza politike janë krijuar kushtet të hyjmë në një krizë të vërtetë. Vërtet nuk e kam të qartë në çfarë cilësie e ka nënshkruar Pacolli këtë Marrëveshje ?! Si president i Kosovës, president i AKR, president i Mabetex , jo. Si çka atëherë?! Duket, si Konsull i Liberisë! LDK e humbi virgjinitetin e liderit të opozitës. As si e dhunuar, as si e mashtruar! Po si e joshur nga d ( D) elli i Pacollit! Nëse keni vendosur të shkoni në krevat me dikend për veprime të caktuara, pse atëherë mos ta shndërroni këtë akt në kënaqësi! Për këtë edhe bëhen ato punë ( koalicione ). Kështu, u kënaqën Hashimi dhe Delli ndërsa LDK po i dhemb prap…! Po ndahet me pasoja, fizike dhe elektorale!Shumë më mirë dhe më e ndershme do të ishte që pas këtij akti, LDK të bëhej pjesë e Qeverisë. Kështu, edhe e lagur , edhe e koritur!

Jam i bindur se Hashim Thaçi është fitues absolut i kësaj Marrëveshjeje të nënshkruar nga ai dhe dy jarana dhe e vërtetuar nga noteri Kristofer Dell. Prandaj , si e lypë mileti dhe huqmeti po e fusë në histori duke ia kushtuar një këngë folklorike – epiko- patriotike : “ HASHIM THAÇI O T’U RRITË NERA, QË NA E LE PACOLLIN TE DERA …”

KOMENTE