Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Topi: Gratë në Kuvend, tonet e sjellja s’ndryshojnë nga burrat
English

Topi: Gratë në Kuvend, tonet e sjellja s’ndryshojnë nga burrat

Tiranë, 8 prill, NOA – Presidenti i vendit, Bamir Topi e ka cilësuar si zhgënjyes angazhimin e subjekteve politike për të pasur sa më shumë gra në vendimmarrje. Në takimin e zhvilluat sot nga OSBE për projektin “Gratë në qeverisje”, kreu i shtetit ka theksuar se edhe shitimi i numrit të grave në Kuvend nuk solli një ulje të toneve në politikë.

Madje kreu i shtetit ka theksuar se për nga niveli i toneve dhe sjella, nuk ka diferenca mes grave dhe burrave më Kuvend.

“Kur në vitin 2009 ne patëm një rritje të numrit të grave deputete, të gjithë pritëm e besuam në një rol të tyre aktiv në uljen e konfliktualiteti politik, rritjen e shanseve për dialog dhe krijimin e një klime më bashkëpunuese politike. Fatkeqësisht bilanci i deritanishëm ka qenë gati zhgënjyes. Nga tonet e deklarimeve, sjellja politike, retorika parlamentare apo nga konceptet e përfaqësimit, nuk kemi parë ende një diferencë pozitive midis përfaqësimit mashkullor dhe femëror parlamentar. Kjo situatë është e nevojshme të ndryshojë”, tha Topi.

Ai ka theksuar se gratë në Kuvend duhet të jenë përfaqësuese të një gjuhe të moderuar dhe të mos imtojnë dialogun ashpër të burrave.

“Gratë politikane duhet të jenë shembull për shoqërinë, të shërbejnë si katalizator për rritjen e natyrshme të përfaqësimit cilësor e sasior të grave, jo të jenë statike apo akoma më tej, të jenë imituese e sjelljeve tradicionale parlamentare apo pengesë për vetë promovimin e grave në karrierë politike. Ky është një drejtim, për të cilin ju keni ende një rol thelbësor, dhe në përmbushjen e të cilit keni e do të keni edhe më tej mbështetjen time dhe besoj, të shumicës qytetare në këtë vend”, tha kreu i shtetit.

a.k/NOA

KOMENTE