Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
T'u hiqet imuniteti gjyqtarëve të korruptuar
English

T'u hiqet imuniteti gjyqtarëve të korruptuar

Nga Shpresa Beçaj*

Ju uroj mireseardhjen ne Konferencen e sotme! Ky takim Yni eshte ne vazhden e permbushjes se detyrimit tone ligjor per te zgjedhur perfaqsuesit tane ne Keshillin e Larte te Drejtesise. Mbledhja e dates 24 shtator e vitit te kaluar e gjithe gjyqtareve te Republikes ishte shprehje e aftesise se veteorganizimit, vetadministrimit dhe ushtrimit te pergjegjesise sone kushtetuese, finalizuar me miratimin e Rregullores “Per zgjedhjen e anetareve te KLD-se nga rradhet e gjyqtareve “.

Zhvillimi me sukeses i Konferences Zgjedhore te dates 15 nentor te vitit te kaluar, zhbllokoi situaten e krijuar ne funksionimin e KLD, duke riperterire perberjen me pese anetare te rinj te zgjedhur nga rradhet tona sipas rregullave te perfaqsimit proporcional nga gjykatat dhe nivelet e gjykimit. Ne kete menyre, gjyqesori shqiptar tregoi se edhe ne kushtet e mungeses se ligjit, i cili rri pezull si rezultat i mosmarreveshjes politike, diti te menaxhoje ne menyre korekte e te pamvarur situaten e rende te krijuar.

Per kete gjej rastin t`ju falenderoj per mbeshtetjen, vlerat, forcen, pjekurine dhe kurajon qe treguat.

Por eshte e domosdoshme te theksohet se mosmiratimi i ligjit te ri per KGJK pasqyrojn nje mangesi serioze ne kuadrin ligjor te drejtesise shqiptare pasi kufizimi i veprimit tone vetem ne kuader te zgjedhjes se anetareve te KLD nuk eshte i mjaftueshem. Shfuqizimi i ligjit per KGJK ka veshtiresuar mekanizmat e bashkeveprimit institucional me pushtetet e tjera per ceshtje me rendesi te mirefunksionimit te drejtesise.

Serish sot na jepet mundesia qe te çojme me tej garantimin e funksionimit te veteqeverisjes se gjyqesorit nepermjet zgjedhjes se dy anetareve te rinj te KLD pas mbarimit te mandatit te kolegeve tane Hysni Demiraj e Artan Gjermeni te cilat gjej rastin ti falenderoj perzemersisht ne emerin tim dhe tuajin per kontributin, profesionalizmin, vlerat dhe punen e palodhur qe kane treguar ne permbyshjen me pergjegjesi te ushtrimit te detyres se anetarit te KLD.

Gjithashtu, ky takim me jep rastin qe nga pozicioni i Kryetares se Gjykates se Larte dhe Kryetares se Konferences Gjyqesore te ndaj me Ju disa mendime per çeshtjet tona te perbashketa ne interes te mirefunksionimit te pushtetit gjyqesor.

Te nderuar kolege!

Shoqeria jone ne keto 20 vitet e fundit ka ndjekur dhe i ka prire evoluimit te vrullshem ne te gjitha fushat. Por per shkak te tranzicionit, shoqeria jone shqiptare perjeton problematika qe kane te bejne me mosmarreveshje te shumta sociale, pronesie, familjare, politike, tregtare etj.

Çeshtjet e kriminalitetit per vepra penale nga me te thjeshtat deri tek ato me rezikshmeri te larte shoqerore mbeten shqetesues per vendin tone.

Dhe tek te gjithe qendron shqetesimi si te ndertojme nje shoqeri te drejte, ne harmoni! Shume te interesuar jane ne menyre te veçante te rinjte dhe femijet tane qe nuk u serviret nje shoqeri me kushte qe ato te ndjehen mire e te sigurte.

Shume mendojne se kjo varet nga berja e kushtetutave te mira e ligjeve te mira. Absolutisht kjo eshte njera nga rendesite. Dhe eshte fakt se ne kemi miratuar ligje shume cilesore me standarte te larta dhe vende me shtet ligjor shume te zhvilluar na kane pergezuar. Por rendesia tjeter qendron tek natyra e zemermirese se shoqerise. Per kete ka nje pergjigje shume te thjeshte e te qarte nga sociologu i shquar SOROKIN qe thote: “nuk eshte aspak nevoja per te provuar te verteten e thjeshte, te cilen shume njerez e harojne, se persosmeria e organizimit shoqeror, mbaresia dhe krijimtaria e shoqerise ne fusha te ndryshme, veprimtaria dhe fatet e saj historike, varen, para se gjithash, nga natyra e anetareve te saj. Per djallezoret mund te shkruhet nje kushtetute ideale, megjithate ajo do te mbetet ne leter. Ndersa shoqeria e perbere nga engjej te pafajshem mund te kete nje Kushtetute mjaft te keqe, ose mund te mos kete asnje, e megjithate marredheniet shoqerore ndermjet anetareve te saj te jene te shkelqyera.”

Me pak fjale, te dashur kolege gjyqtare, thuhet qe: Vetem drejtesia nuk mjafton! Kjo eshte arsyeja pse marredheniet e drejtesise me zemermiresine perbejne problemin qendror te moralit dhe, e thjeshtezuar: Drejtesia eshte respekt per te drejtat e tjetrit.

Nuk u ndala rastesisht tek kjo thenie, po per te shpjeguar qellimin se: Ne nje shoqeri te mbarsur me konflikte te natyrave social politike dhe kriminalitet, pike se pari problematikat e çfaredolloji qofshin adresohen ne dyert e gjykatave, atje ku eshte lenda e pare per ne çdo dite.

Dhe per kete arsye, gjyqesori vazhdon te jete fokusi i debateve institucionale, sociale dhe politike, çeshtjet qe lidhen me integritetin dhe pergjegjshmerine e gjyqesorit vazhdojne te jene pjese e debatit publik dhe ne jemi ne nje faze te zhvillimit shoqeror ku karakteristike eshte ndergjegjesimi social qe do te thote nje pritshmeri tjeter ndaj drejtesise ne vecanti.

Ne kete kontekst, shoqeria shqiptare ka nevoje per nje gjyqsor me autoritetet e integritet te larte, qytetaret shqiptare kerkojne nje drejtesi efektive, te vertete, garant i mbrojtjes se interesave te tyre. Interesi i faktorit te huaj institucional eshte ne rritje per vete rolin e gjyqsorit ne nje shoqeri demokratike ku balancimi i pavaresise me nevojen per legjitimitet demokratik e sundim te ligjit na eshte bere e qarte si kusht per integrimin europian. Pas reformave te shumta legjislative dhe institucionale ne funksion te arritjes së pavarësisë dhe efektivitetit te pushtetit gjyqesor, tani ka ardhur koha t’i rishikojme keto perpjekje qe jane bere, te vleresojme suksesin dhe te idenfikojme prioritetet apo sfidat e metejshme. Kjo kërkon një angazhim maksimal nga ana jonë si gjyqtar dhe nga ana e organeve tona përfaqësuese.

Ne angazhimin tone, dhenia e drejtesise eshte nje mision madhor dhe si i tille eshte sipermarrje shume serioze per kedo qe merr titullin gjyqtar. Prandaj secili nga ne çdo dite duhet te ktheje syte dhe te perqendroje punen e tij, drejt simbolit te drejtesise, nje peshore qe te çon tek barazia, me nje konkluzion te qarte: “Te zbatosh dhe interpretosh ligjet e miratuara nga Parlamenti pa asnje lloj frike apo favorizimi, ne menyre te drejte e pa diferencime ashtu siç kemi premtuar kur jemi betuar”.

Ne kete konteks, nuk kemi me kohe per te humbur por duhet ti bejme te ditur publikut shqiptar dhe te gjithe te interesuarve, se lirite dhe te drejtat vetjake te sanksionuara ne Kushtetute, Konventen Europiane per te Drejtat e Njeriut dhe dokumentat e rendesishme Nderkombetare; te cilet (jane shkelur ose mohuar,) ti kerkoj me force e ti gjej tek drejtesia qe gjendet tek gjykatat e te trija shkalleve, ndaj gjej rastin t`Ju bej nje thirrje te forte: Te mos biem preh e mashtuesve, spekulanteve, seksereve, matrapazeve, ndermjetesuesve te çdo kategorie, te cilet fatkeqesisht jane jo te paket ne numer dhe na rrethojne ne te kater anet. Publiku dhe te gjithe faktoret politike, shoqeror, ligjor duhet te denoncojne e te kontribuajne per evidentimin dhe goditjen e tyre pasi rreziku i tyre eshte i madh.

Kerkoj nga te gjithe Ju per tu solidarizuar per te gjetur zgjidhje efektive per tu vetrregulluar dhe per te minimizuar perceptimin negativ te publikut per akuza ndaj nesh. Kjo fillon me menyren se si ne kryejme punen tone te perditshme per te krijuar besimin e publikut, se do te kete nje vend te sigurte qe çeshtja e tyre do te zgjidhet nga nje gjyqtar dhe gjykate e pavarur dhe e paaneshme. Kjo realizohet duke i bere sallat e gjyqit te hapura dhe duke krijuar marredhenie shume te mira me Mediat vizive e te shkruara. Kjo eshte sfida jone qe duhet ta fitojme me patjeter me qellim qe puna, emri dhe nderi yne te mos neperkemben. Dhe nga ana tjeter ato “gjyqtare” qe abuzojne me funksionin dhe besimin e cilitdo, duhet te ndeshkohen e te largohen nga vete organizimi Yne.

Nje problematike tjeter qe ballafaqohet pushteti gjyqesor ka te beje me nevojen dhe domosdoshmerine, per te krijuar mbeshtetjen e duhur nga organet e Qeverise per te respektuar shtetin e se drejtes, per te mbrojtur pavaresine e pushtetit gjyqesor, per te garantuar sigurimin e burimeve te nevojshme financiare per gjykatat dhe gjyqtaret.

Efektivisht, pushteti gjyqesor me Kushtetute ka te garantuar pavaresine gjyqesore, ne sigurojme vetem administrimin e buxhetit ne menyre te pavarur. Nderkohe qe elementi tjeter i pavaresise buxhetore eshte dhe mundesia e percaktimit te buxhetit te gjyqesorit. Ne kete veshtrim eshte pergjegjesi e Qeverise se Shqiperise qe buxheti gjyqesor te zere përqindjen e krahasueshme me vendet e rajonit, ne raport me buxhetin e pergjithshem te shtetit duke plotësuar nevojat e veprimtarise gjyqësore me qellim rritjen e standardit te saj.

Rritja e buxhetit te pergjithshem te gjyqesorit, prognozat per rritje te pagave, permiresimet ne infrastrukture do ndikonin jo vetem ne çeshtje te funksionimit administrativ por dhe ne rritjen e prestigjit e autoritetit ne dhenien e drejtesise duke ndikuar pozitivisht në ndërtimin e besimit të publikut në gjykata.

Me qellim qe çeshtjet qe lidhen me pushtetin gjyqesor te jene eficente duhet te arrihet nje mirekuptim edhe ndermjet qytetareve (te sensibilizohet ato) lidhur me arsyet pse eshte e domosdoshme qe gjyqtaret te jene te pavarur nga pushteti ekzekutiv dhe trajtimi i tyre financiar te jete dinjitoz dhe ne pershtatje me rendesine e funksionit qe kryejne.

Pra, gjetja e mekanizmave të përshtatshëm ligjor dhe institucional, për kapërcimin e vështirësive me të cilat ndeshet sot drejtësia shqiptare nuk është sfidë vetem e saj, është sfidë e gjithë shoqërisë por që përgjegjësinë kryesore e adreson te pushteti shtetëror.

Mungesa e ndërveprimit midis pushteteve shtetërore do të thotë reforma të munguara qofshin këto ligjore apo institucionale, buxhete të pamjaftueshme, mungesë standartesh në nivelin e trajtimit të burimeve njerëzore dhe shumë problematika të tjera të cilat krijojne probleme në veprimtarinë tonë të përditshme.

Në këtë mënyrë, imazhi i drejtësisë shqiptare vazhdon të thellohet në drejtim te vonesës në gjykime, per shkak te rritjes se numrit te çeshtjeve, atyre te mbartura, perfoljes per korrupsion, mungeses se transparences (shume here per shkak te mungeses se sallave te gjyqeve ne gjykatat e shkalles se pare dhe te Apelit Tirane dhe ne disa gjykata ne kushte jo te pershtateshme ) duke krijuar nje gjendje jo te mire te qytetareve qe presin çdo dite nje te drejte te shkelur apo mohuar.

Situata me e veshtire paraqitet ne trupen gjyqesore te Gjykates se Larte e cila prej shume kohesh nuk funksionon me numer te plote gjyqtaresh duke krijuar probleme serioze ne funksionimin e saj; duke perballuar nje fluks te madh te numrit te çeshtjeve dhe te ankesave te qytetareve qe jane ne pritje te gjate kohe per shqyrtimin e rekurseve te tyre. Megjithe perpjekjet serioze per te permbushur sa me fort te gjitha detyrimet ligjore, gjykimi i nje volumi teper te madh çeshtjesh brenda nje kohe te arsyeshme shkon pertej mundesive njerezore dhe institucionale.

Si e tille, veprimtaria jonë si gjyqtarë nuk duhet të kufizohet vetëm në përkushtimin tonë të përditshëm, jo vetëm në këtë mbledhje por duhet të shtrihet edhe në nivele bashkëpunuese që kapërcejnë qëndrime individuale dhe të veçuara.

Institucionet tona të drejtësisë duhet të jenë në sinkron të plotë me njëra tjetrën duke rakorduar punën me qëllim evdientimin e fenomeneve, problematikave në mbarëvajtjen e punës apo ndërmarrjen e masave konkrete.

Në këtë kuadër, një raport më intensiv duhet të vendoset ndërmjet KLD dhe Gjykatës së Lartë si shkalla e fundit ku rishikohen vendimet e gjykatave më të ulëta. Duke evidentuar zvarritjet e proceseve gjyqësore, shkeljet procedurale apo ligjeve materiale, paaftësinë apo papërgjeshmërinë, ne mund të shërbejmë më mirë në përmirësimin e imazhit tonë dhe rritjen e cilësisë. Por ne jemi ende në nivele teorik diskutimi për sa kohë zëri ynë është shumë i dobët në krahasim me dy pushtetet e tjera.

Pushteti legjislativ ka bllokuar reformën ligjore, ekzekutivi na imponon një varësi të fortë financiare nëpërmjet akordimit të buxheteve të kufizuara të cilat reduktohen nga viti në vit. Në këto kushte shfrytëzimi i çdo mjeti që kemi për të arritur zgjidhjen është imediat. Ky takim sot na jep mundësinë të zgjedhim nivelin tonë të përfaqësimit në KLD, në mënyrë që të kemi zërin tonë, i cili veshur me kompetencat e një “qeverie të gjyqësorit” bëhet më i fortë dhe merr një rëndësi akoma më të madhe.

Ndaj Keshilli i Larte i Drejtesise pas rikompozimit te sotem, duke perfaqsuar nje fryme te re perfaqesimi te gjykatave e shkalleve te gjykimit, duhet te angazhohet me tej me ceshtjet e vleresimit profesional, plotesimit te vendeve vakante duke respektuar rregullat e karrieres si element baze i statusit te gjyqtarit sipas meritokracise. KLD-ja duhet te demostroje reciprocitet ne raportin e detyrimeve me gjyqtaret te cilet meritojne nje vendimmarrje te argumentuar e te motivuar te pretendimeve te tyre per promovim e levizje. Veprimtaria e KLD duhet te jete trasparente ne raport me gjyqtaret dhe raporti i sjelljes se anetareve te zgjedhur nga gjyqsori në këtë organ duhet rishikuar ne frymën e një mandati të ushtruar në mënyrë imperative e jo te pakontrollueshme.

Çeshtja e imunitetit te gjyqtareve dhe diskutimet mbi korrupsionit ne gjyqesor nuk duhet te shnderrohen ne nje presion te vazhdueshem e te sjellin pasiguri ne veprimtarine e perditshme gjyqsore. Nuk duhet te kete imunitet per gjyqtaret e korruptuar por, nga ana tjeter duhet kushtuar kujdes edhe vemendje qe gjyqtaret te jene te sigurte ne ushtrimin e veprimtarise gjyqesore e mos ndjehen te shantazhuar nga etiketimet pergjithesuese.

Ka ardhur koha që edhe KLD-ja, si organ që mbron gjyqsorin, pa cënuar kompetencën e qeverisë në propozimin e buxhetit gjyqësor dhe të parlamentit për miratimin e tij, ti beje me dije qeverise ( ti parashtroje nga ana e saj nevojat e sistemit të drejtësisë për buxhet te mjaftueshem).

Ky element dhe problematika të tjera që kanë të bëjnë me mbarëvajtjen e proceseve gjyqësore, nuk kanë rëndësi vetëm për gjyqtarët dhe stafin administrativ të gjykatave, por marrin një rëndësi të veçantë kur të gjithë së bashku këto elementë ndikojnë në ndërtimin e besimit të publikut në gjykatë.

Për të realizuar gjyqe transparente, për të dhënë prova të sjelljes në sallën e gjyqit si dhe për të pasur regjistrime të sakta të gjyqeve, duhet të krijohen kushtet e përshtatshme nga pikëpamja infrastrukturore.

Është e vërtetë që një sërë reformash legjislative dhe insitucionale janë zbatuar me qëllim ndarjen e pushteteve dhe arritjen e pavarësisë gjyqësore në Shqipëri, por ka ardhur koha që aspektet kryesore të pavarësisë së gjyqësorit sic janë administrimi gjyqësor ku përfshihet edhe administrimi i buxhetit, roli i KLD, përzgjedhja dhe emërimi i gjyqtarëve, pagat, imuniteti, etika etj të rishikohen. Kjo kërkon një angazhim maksimal nga ana jonë si gjyqtarë dhe nga ana e organeve tona përfaqësuese.

Gjithashtu duhet te specifikohen qarte raportet institucionale me faktoret e tjere dhe detyrimet e ketyre faktoreve qe per çeshtje qe lidhen drejtperdrejte me interesat e gjyqtareve te merren parasysh mendimet e dhena nga gjyqtaret. Ligji i ardhshem per Konferencen Gjyqsore duhet ta garantoje kete duke percaktuar raportin institucioanl te trupes gjyqsore me institucionet e detyrimet respektive.

Te nderuar kolege !

Keto jane disa nga çeshtjet e shumta qe mbart funksionimi i pushtetit gjyqsor dhe qellimi im eshte terheqja e vemendjes suaj ndaj tyre me bindjen se ne jemi me te interesuarit per te qene pjese e nje pushteti te vertete, te pavarur e efikas kjo ne dobi te autoritetit, personalitetit e integritetit tone.

Le te angazhohemi secili prej nesh ne masen e mundshme duke dhene kontributin personal duke menduar e vepruar me pergjegjesine qe duhet te na karakterizoje me idene se ky eshte profesioni yne, pjese e personalitetit tone.

Kam bindjen se angazhimi yne sot duke zgjedhur perfaqsuesit tanë me te mire ne Keshillin e Larte te Drejtesise, e neser me kontributin tone te metejshem ne procesin e dhenies se drejtesise duke treguar perkushtim, pergjegjesi, ndershmeri e profesionalitet do sjelle me teper drejtesi sociale per kete vend, barazi, prosperitet e nje te ardhme me te sigurt.

Duke perfunduar i uroj punime te mbara Konferences per zgjedhjen e anetareve te Keshillit te Larte te Drejtesise dhe Ju ftoj te kontriboni ne mbarevajtjen e saj.

* Fjala e Kryetares ë Gjykatës së Lartë dhe Konferencës Gjyqësore Kombëtare, Shpresa Beçaj, gjatë hapjes së punimeve të Konferencës Gjyqësore.

NOA

KOMENTE