Lajme > Lajme Ditore > Prill - Qershor 2011 > Lajmet e datës 10 Maj 2011
 

Ban Ki Moon kërkon hetim të pavarur për raportin e Dick Martit

Nju Jork, 10 maj, NOA - Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Moon e ka dërguar në Këshillin e Sigurimit kërkesën e Serbisë, që kjo organizatë botërore të udhëheq një hetim për pohimet e raportuesit të posaçëm të Këshillit të Evropës, Dick Martit për tregti me organe njerëzore në Kosovës.

Sipas një njoftimi të OKB-së, siç transmeton Evropa e Lirë, Ban Ki-moon ka përkrahur një hetim të pavarur për këto pohime.

Mësohet se në raportin e fundit tremujor për Kosovës, për të cilin Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të debatojë të enjten, potencohet se nevojitet një hetim i paanshëm dhe i pavarur për gjoja tregtinë me organe njerëzore në Kosovës, me program të fortë për mbrojtje të dëshmitarëve dhe bashkëpunim të plotë të të gjitha palëve.

NOA

Shkruani KomentinKOMENTE
  • Nuk ka komente të paraqitur në këtë lajm. Jini i pari që shkruani këtë.