English

BE, Ashton: Politikanë, mos vini në rrezik jetët e shqiptarëve

Tiranë, 18 Maj 2011 NOA - Catherine Ashton, Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme dhe Çështjet e Sigurisë/Zëvendëspresidentja e Komisionit Evropian, ka bërë një deklaratë të posaçme për zhvillimet në Shqipëri, duke apeluar prerë që “të gjithë udhëheqësit politikë mbajnë përgjegjësinë e veçantë e të mos vënit të jetës së qytetarëve në rrezik”.

Deklarata e Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton sonte, lidhej me disa aspekte të zgjedhjeve vendore në Shqipëri. "Në vijim të votimit më 8 maj, ne kemi vëzhguar numërimin e votave dhe kemi pritur shpalljen e rezultateve zyrtare, përpara se të bëjmë një vlerësim përfundimtar”, - ka deklaruar Ashton.

“Rezultati i ngushtë në zgjedhjet bashkiake në Tiranë do të thotë që të dyja palët duhet të komunikojnë, të kapërcejnë ndryshimet dhe të gjejnë zgjidhje. Zhvillimet e sotme treguan brishtësinë e situatës politike”, - thotë baronesha Ashton.

Kurse ka vijuar: “Unë u bëj thirrje të gjithë udhëheqësve politikë në Shqipëri dhe në qytetin e Tiranës të mbështesin përmbylljen e procesit zgjedhor në mënyrë paqësore, konstruktive dhe me vështrim nga e ardhmja”.

Sipas baroneshës Ashton, “kjo duhet bërë brenda institucioneve ekzistuese dhe kuadrit ligjor, rregullave dhe praktikave ekzistuese”.

Në përfundim, thirrja e branoeshës ëhstë e qartë: “Të gjithë udhëheqësit politikë mbajnë përgjegjësinë e veçantë e të mos vënit të jetës së qytetarëve në rrezik”.

e.t/NOA

KOMENTE