Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Topi-Sanino: Vullneti i politikës, rëndësi për integrimin
English

Topi-Sanino: Vullneti i politikës, rëndësi për integrimin

Tiranë, 18 maj 2011, NOA- Gjatë ditës së sotme, Presidenti i vendit Bamir Topi, zhvilloi një takim ne Zëvendësdrejtorin e Përgjithshëm për Zgjerimin në Bashkimin Evropian, Stefano Sanino nën prezencën edhe të ambasadorit të BE-së në Tiranë, Etore Sequi.

Kreu i Shtetit shprehu mirënjohjen për mbështetjen e Bashkimit Europian në të gjithë procesin e demokratizimit të Shqipërisë, si dhe në çuarjen përpara të rrugëtimit integrues të Shqipërisë.

Më tej Presidenti Topi informoi për situatën politike në vend, duke përsëritur edhe një herë apelin për maturi, qetësi dhe respektim të ligjit, rendit ligjor dhe sidomos respektim të axhendës integruese europiane të Shqipërisë nga të gjithë.

Në këtë linjë, të dy biseduesit theksuan se vullneti i forcave politike në Shqipëri është me mjaft rëndësi për përparimin e integrimit të vendit drejt strukturave të Bashkimit Europian dhe plotësimin e rekomandimeve të Këshillit të Europës.

Nga ana e tij, zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Zgjerimit në Bashkimin Evropian, Stefano Sanino, vlerësoi punën e Presidentit dhe qëndrimin institucional rigoroz e konform Kushtetutës dhe ligjeve të Kreut të Shtetit shqiptar.

Sanino, garantoi Presidentin Topi për gatishmërinë e bashkësisë ndërkombëtare për të vijuar ndihmesën në funksion të arritjes së standardeve demokratike, konsolidimit të institucioneve të pavarura e demokratike në vend.

a.y/NOA

KOMENTE