Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha: Koalicioni me LSI shtyhet deri në vitin 2023
English

Berisha: Koalicioni me LSI shtyhet deri në vitin 2023

Tiranë, 19 maj 2011, NOA - “Koalicioni me Lëvizjen Socialiste për Integrim do të vazhdojë deri në vitin 2023”. Kjo është deklarata që ka bërë sonte kryeministri Sali Berisha në emisionin “Opinion” në “Tv Klan”.

I pyetur mbi rezultatin e zgjedhjeve dhe funksionimin e koalicionit, kreu i mazhorancës ka theksuar se arritja më e madhe është marrja e mbi 100 mijë votave sesa koalicioni “Aleanca për të Ardhmen” i opozitës. Ai ka theksuar se të gjitha forcat e koalicionit kanë kontribuar për një fitore me vota në shkallë kombëtare.

Deklarata e Berishës vjen si një zhvillim i ri pasi si ai dhe Meta kishin deklaruar deri vonë se marrëveshja politike mes tyre shkonte deri në vitin 2013..

Me siguri, rezultati që LSI arriti si parti në këto zgjedhje lokale, e ka nxitur shefin e mazhorancës që të kërkojë shtyrjen në kohë të marrëveshjes me socialistët e LSI.

Berisha ka komentuar dhe lëvizjet e pritshme në kabinetin qeveritare, duke theksuar se fillimisht do të plotësohen dy ministritë që kanë mbetur pa ministra për shkak të hyrjes në garën elektoral të Lulzim Bashës dhe Ferdinand Xhaferrajt.

e.t/NOA

KOMENTE