Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Debat dhe konkurs mbi të drejtat e komunitetit rom
English

Debat dhe konkurs mbi të drejtat e komunitetit rom

Tiranë, 19 maj 2011 NOA - Në kuadër të Ditës së Europës, Lëvizja Europiane në Shqipëri (EMA) dhe Roma Active Albania (RAA), organizuan një debat publik, me temë “Përfshirja e Romëve në shoqërinë Shqiptare”, në këndvështrimin e respektimit të të drejtave të njeriut për minoritetin rom.

Aktiviteti u strukturua në dy pjesë: në pjesën e parë u zhvillua debati midis dy skuadrave të përbërë nga gjimnazistë të Tiranës ndërsa gjatë pjesës së dytë u zhvillua një konkurs karikaturash me temë mbi BE-në dhe perspektivën e Shqipërisë në familjen Europiane.

Studentët nga 3 gjimnaze të tilla si: Andon Zako Çajupi, Kristandin Kristoforidhi (Tirane) dhe Isa Boletin (Vorë), u ndanë në dy skuadra të emërtuara përkatësisht Brukseli dhe Strasburgu, për shkak të simbolikës që përfaqësojnë këto dy qendra të rëndësishme të Bashkimit Europian. Skuadrave iu la në dispozicion një periudhë kohore për të përgatitur një qëndrimi te tyre lidhur me respektimin e të drejtave të minoritetit Rom, nën optikën e standardeve europiane të të drejtave themelore të njeriut. Anëtarët e skuadrave diskutuan me njeri tjetrin, shkëmbyen pikëpamje dhe eksperienca personale të cilat u përmblodhën në një deklaratë. Pas prezantimit të secilës deklaratë nga liderët e skuadrave, të gjithë anëtarët e secilit grup u përfshinë në një diskutim të hapur dhe konstruktiv në ballafaqimin e qëndrimeve të tyre. Ky debat përmbylli ciklin e trajnimeve që EMAdhe RAA kanë realizuar në kuadër të rritjes së informimit dhe ndërgjegjësimit të të rinjve mbi përfshirjen e Romëve në shoqëri, Integrimin Europian dhe të ardhmen e Shqipërisë në familjen Europiane.

Qëllimi i përbashkët i trajnimi dhe debatit ishte jo vetëm informimi por edhe aftësimi i të rinjve për të diskutuar dhe argumentuar qëndrimet dhe këndvështrimet e tyre. Ndaj dhe pjesë e kritereve të vlerësimit ishte forca argumentuese e të rinjve gjatë diskutimeve.

Në pjesën e dytë të këtij takimi u organizua një konkurs karikaturash, ku u ekspozuan të gjitha punimet e dorëzuara, në bazë të një thirrje që EMA kishte shpërndarë në Liceun Artistik dhe Akademinë e Arteve. Qëllimi i kësaj iniciative ishte nxitja e artistëve të rinjve për të menduar në mënyrë kritike mbi të ardhmen e BE-së dhe perspektivën e Shqipërisë, reflektuar përmes artit vizual. Midis disa punimeve ishin përzgjedhur 15 punimet më të mira të cilat reflektonin këndvështrime të ndryshme mbi rrugën e Shqipërisë në BE. Përfaqësues të EMAs mbështetur edhe në opinionin profesional të disa njohësve të artit vlerësuan si karikaturën më të mirë punimin e studentit të pikturës, Jetmir Lubonjës me diçiturën “Herët e vonë do të arrijmë”. Ndërsa vendi i dytë i shkoi Rael Hoxhës, një ish studenti i cili në punimin e tij kishte pasqyruar idenë e përbërjes së BE nga një larmishmëri shtetesh.

Ndërkohë që në fund të takimit, certifikata u shpërndanë për të gjithë gjimnazistët që morën pjesë në debat si dhe të gjithë artistëve të cilët morën pjesë me punimet e tyre në ekspozitën e karikaturave.

e.t/NOA

KOMENTE