English

Gjonçaj: KQZ po vepron sipas modelit të PD, kundër Kodit Zgjedhor

Tiranë, 19 maj 2011, NOA- Përfaqësuesi ligjor i Partisë Socialiste në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Genci Gjonçaj, në një dalje për mediat i cilësoi vendimet e marra nga ky komision si të kundërligjshme.

Sipas tij, me këtë mënyrë të vepruari po thyhet Kodi Zgjedhor, për të deformuar rezultatin e dalë nga zgjedhjet e Tiranës, pasi sipas tij, çdo gjë po bëhet për ti shtuar vota kandidatit të maxhorancës Lulzim Basha.

“KQZ në këtë fazë nuk mund të ndryshojë në tavolinë numrat dhe tabelat e numëruara nga grupet e numërimit. Procedura që po përdoret është një normë e re juridike që po dhunon Kodin Zgjedhor, në përfundim të procesit të numërimit, nga i cili pushteti nuk është i kënaqur. KQZ po vepron sipas një modeli të PD. Ky proces jo vetëm që është një thyerje e ligjit, por edhe jo transparent, pasi përfaqësuesve të opozitës u mungon akti juridik i KQZ-së”, deklaroi Gjonçaj.

Më tej ai shtoi se KQZ po ndryshon rezultatet e certifikuara.

a.y/NOA

KOMENTE