Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
KQZ nis mbledhjen, numëron 38 kuti, Basha 64 vota, Rama 24
English

KQZ nis mbledhjen, numëron 38 kuti, Basha 64 vota, Rama 24

Tiranë, 19 maj 2011, NOA- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pas ndërprerjes prej afro një ore të punimeve të tij, rinisi punën për shqyrtimin e fletëve të votimit të kontestuara.

Deri më tani janë hapur 38 kuti ku kandidati i koalicionit “Aleanca për qytetarin”, Lulzim Basha ka marrë 64 vota, ndërsa kandidati i “Aleancës për të ardhmen” Edi Rama 24 të tilla.

Sakaq jashtë KQZ, situata vazhdon të jetë e tensionuar, pasi përreth këtij institucioni trupat e policisë kanë bërë gardh, për të penguar deputetët socialistë dhe simpatizantët e kësaj force politike për të hyrë drejt këtij komisioni.

Kjo situatë është krijuar pasi nga ana e opozitës dhe simpatizantëve të saj, synohet kundërshtimi i vlerësimit të votave të kontestuara, pasi sipas tyre, ky shqyrtim po ndryshon rezultatin për garën e Tiranës.

a.y/NOA

KOMENTE