English

PS padit kreun e KQZ dhe 3 anëtarët e djathtë

Tiranë, 19 maj 2011. NOA- Partia Socialiste ka depozituar në Prokurori ndaj kryetarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, 3 anëtarëve të maxhorancës dhe punonjësve të tjerë të këtij komisioni për falsifikim të rezultateve të zgjedhjeve.

Në padinë e Partisë Socialiste theksohet se, të paditurit janë:

1. Arben Ristani, me detyrë Kryetar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Tiranë,

2. Klement Zguri, me detyrë anëtar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Tiranë,

3. Vera Shtjefni, me detyrë anëtare e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Tiranë,

4. Hysen Osmanaj, me detyrë anëtar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Tiranë, si dhe

persona të tjerë të paidentifikuar, punonjës të KQZ-së dhe KZAZ-ve Tiranë që kanë

bashkëpunuar me të kallëzuarit.

Më tej thuhet se, kërkohet fillimi i ndjekjes penale ndaj të kallëzuarve për kryerjen e veprave penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Falsifikimit të dokumentave dhe rezultateve të zgjedhjeve” në bashkëpunim.

Sipas padisë së depozituar në Prokurori nga sekretari për Çështjet Ligjore në Partinë Socialiste Fatmir Xhafaj, shkruhet se provohet qartësisht së kutitë e votimit dhe materialet zgjedhore janë transportuar për në KQZ pa vendimmarrje ligjore duke krijuar mundësinë praktike për falsifikime dhe manipulime në to.

a.y/NOA

KOMENTE