English

Rama: Sali tërhiq vjedhësit, ndryshe nuk do e njohim as qeverinë

Tiranë, 19 maj 2011, NOA- Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama në daljen e radhës për mediat u shpreh se Saliu u shfaq në rolin e konsulentit të KQZ, dhe se është ai dhe vetëm ai që po organizon maskaradën e dhunimit të ligjit.

Më tej ai i bëri thirrje Kryeministrit Berisha që në emër të së drejtësisë të pamohueshme të qytetarëve të këtij vendi, në emër të kërkesave për demokraci që të ndalë këtë maskaradë dhe të tërheqë vjedhësit e tij, përpara se të jetë shumë vonë.

“Opozita nuk do e njohë jo vetëm rezultatin e kësaj maskarade, po as qeverinë tënde. Të ndalohet ky turp që po turpëron Shqipërinë. Argumentat e Saliut janë sa qesharakë aq edhe të frikshëm sepse tregojnë sa poshtë ka rënë ky vend, por se ku mund ta çojë epshi shtazarak i natyrës së tij për pushtet e për para. Dhimbjen e humbësit të padenjë, nuk mund ta kthejë në një dështim ogurzi të zgjedhjeve, pasi po tenton të marrë fitoren në tavolinë. Saliu po thellon një krizë që mund të ketë kosto të jashtëzakonshme dhe se po rëndon stabilitetin e këtij vendi”, u shpreh kreu i opozitës.

Ai ironizoi edhe deklaratën e kreut të qeverisë, duke thënë se kryeministri vijon të bëhet komik, duke thënë se KQZ ka 7 burra dhe 1 grua, ku në fakt tha ai, aty ka 5 burra dhe 2 gra.

Sakaq ai shtoi se, Saliu mund të trembi, por jo opozitën shqiptare pasi ajo do të jetë e vendosur ti dalë përballë, duke shprehur bindjen se socialistët janë fitimitarët e mëdhenj të 8 majit, dukeshtuar se ata janë të dhunuarit që do ngrihen në këmbë si një trup i vetëm për ta zmbrapsur pushtetin e dhunës.

a.y/NOA

KOMENTE