English

Tensionohet situata para KQZ, mbështetësit e PS përplasen me policinë

Tiranë, 19 maj, NOA – Është tensionuar situata para godinës së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Mbështetësit e opozitës kërkojnë të hyjnë brenda godinës. Ata kanë shtyrë forcat e policisë dhe janë përplasur me gardin e krijuar nga policia. Në krye të turmës që kërkon të çajë kordonin e policisë ndodhet deputeti Saimir Tahiri.

Numri i njerëzve, i cili është më i madh sesa protesta e djeshme, po ushtron presion mbi forcat e policisë. Mbi forcat e policisë po hidhen shishe dhe sende të forta.

KOMENTE