Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vetëvendosje publikon dokumente të reja për Bechtel-Enka
English

Vetëvendosje publikon dokumente të reja për "Bechtel-Enka"

Prishtinë, 19 maj 2011 -

Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar tri dokumente të reja në lidhje me kontratën mes Qeverisë së Kosovës dhe kompanisë Bechtel-Enka.

“Sot e kemi publikuar kontratën mes Qeverisë dhe Bechtel-Enkas, e cila mban nënshkrimin e zyrtarëve të Qeverisë dhe vulat e kompanisë Bechtel-Enka”, tha Shpend Ahmeti, në konferencën për gazetarë.

“Vetëvendosje nuk ka vërejtur asnjë dallim mes kopjes që e kemi publikuar ditë më parë dhe asaj që kemi publikuar sot. Sot përfundimisht jemi siguruar se kontrata që e kemi publikuar është origjinale dhe jemi edhe më të shqetësuar rreth disfavoreve që përmban kjo kontratë”, tha Ahmeti, citon radio RFE.

Ai bëri të ditur se kanë publikuar edhe dokumentet e kompanisë këshilluese “Eversheds”, e cila me "para të taksapaguesve është paguar mbi 1 milion euro si kompani konsulente e Qeverisë".

Ahemti theksoi se Lëvizja Vetëvendosje do ta ngrejë në Kuvendin e Kosovës çështjen në fjalë.

KOMENTE